"BOOM" - Çatia rrezikon t'i zërë poshtë, banorët e ndërtesës 3 katëshe në Vlorë pa zgjidhje nga bashkia
Emisioniinvestigativ "BOOM" në RTV Ora trajtoi këtë të enjte edhe njëherëdenoncimin një çifti të moshuar nga Vllahina, Vlorë të cilën e ka transmetuardisa kohë më parë.
Ata kanëshprehur shqetësimin e tyre për ndërtesën 3 katëshe ku banojnë e cila nuk ështëe sigurt dhe thonë që kanë frikë se mos u shembet çatia.
Bashkëshorti,Manxhar Kuka i cili nuk ka mundësi për të lëvizur kërkon ndihmën e Bashkisëpasi në çati ka 8 bolierë dhe kërkojnë heqjen e tyre.
Ndërsa bashkëshortjashprehet për emisionin "BOOM" se ka bërë dy herë kërkesa nëinstitucionet përkatëse. Ajo shprehet se nuk i kanë dhënë ndihmë pasi dëmtimetnë banesën e tyre janë shkaktuar nga bolierët që kanë sipër.
"BOOM"shkoi dhe kontaktoi me kryeplakun e Vllahinës i cili është në dijeni të rastit.Ai deklaroi se ata do të zbriten poshtë për 20 ditë dhe u ka lënë një afat.
Më pasgazetarja e "BOOM" kontaktoi dhe me kryetarin e NjësisëAdministrative Vllahinë, Haki Hoxha i cili u shpreh se soleta e ndërtesës nëhyrje është e dëmtuar.
Ai thotë se kanjoftuar dhe kryetarin e Bashkisë. Këshilli i Bashkisë mori një vendim, për tëzhvendosur banorët.
Por ende passhumë muajsh të transmetimit të këtij rasti, banorët vijojnë të qëndrojnë sërishnë atë ndërtesë e cila rrezikon tu shembet mbi kokë.