Hazizaj: Dhuna seksuale edhe në virtualitet, të ketë kufizme ligjore për qasjen e fëmijëve ndaj pornografisë
Në një intervistë për Ora News, aktivistiAltin Hazizaj tha se në takimin me presidentin Meta janë prezantuar 6 masa nëlidhje dhunën seksuale ndaj fëmijëve.
Ai u shpreh se duhen mekanizma dialogu messhoqërisë civile dhe autoriteteve shtetërore.
Hazizaj: Lëvizja sot ka prezantuar sot njëplan me 6 masa që përfshijnë përmirësimin politikave, përmirësimin e kuadrit ligjor, fuqizimin e shërbimeve tëmbrojtjes së fëmijëve, përmirësimi dhe fuqizimi i mekanizmave të mbrojtjes së fëmijëvedhe fushatat ndërgjegjësuese. Duhet një organizim i dialogut mes shoqërisëcivile dhe viktima se në fund të fundit, të gjithë flasim në emër të viktimave,por ato nuk i shikojmë dhe dëgjojmë dhe autoriteteve shtetërore.
Sot upritëm nga presidenti Meta dhe ishte kënaqësi që kishim disa institucione të pranishëmaty. Njerëz që janë të gatshëm që pjesë të ditës së tyre ta shpenzojnë në shërbimtë kauzës së dhunës ndaj fëmijëve.
Për Hazizaj, fenomeni i dhunës seksuale ështënjë fenomen shoqëror dhe duhet luftuar.
Hazizaj: Çështja e dhunës seksuale ështënjë fenomen shoqëror. Një fenomeni të tillë kërkuam që ta luftojmë me një lëvizjenga shoqëria civile, ku pjesë e saj mund të jetë kushdo. Në aspektin shoqëror nekemi kuptuar se çështja e dhunës seksuale ndaj fëmijëve është një çështjepushteti, pasi është pushteti i djemve që ushtrohet ndaj vajzave. Pra, është njëçështje pabarazie dhe një çështje mentaliteti që vajzat janë të pabarabarta. Nei përgatisim djemtë që të jenë përdhunues dhe vajzat që të jenë viktima e dhunësseksuale.
Hazizaj shtoi se dhuna seksuale gjenerohet edhenë virtualitet, prandaj ai propozoi që të ketë kufizime ligjore kundrejt qasjessë pornografisë nga fëmijët.
Hazizaj: Një pjesë e mirë e dhunës seksualegjeneron në jetën virtuale. Video e vajza të përdhunuara ndahen nëpërmjetburrave dhe meshkujve sikur të jenë videot më normale të pornografisë. Këto materialeduhet të denoncohen. Prandaj ne duam të vendosim kufizime ligjore për sa i përketpornografisë për sa i përket aksesimit. Kjo do të thotë që pornografia që njëgjendet edhe nga fëmijë të vegjël që përdorin internetin. Kjo nuk duhet lejuar,prandaj duhet ndryshuar ligji që të mbrohen fëmijët nga dhuna seksuale. Shqipëriaështë ndër vendet e vetme që nuk ka një strategji se si do ta luftojë dhunënseksuale ndaj fëmijëve dhe kjo është e patolerueshme.