Tatimet: Gjobat e vendosura për mospagim të kësteve të tatimit mbi fitimin gjatë fatkeqësisë natyrore, do të hiqen

Drejtoria e Tatimeve bën me dije se gjobat e vendosura për mospagim tëkësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin periudhës së gjendjes së fatkeqësisënatyrore, do të hiqen.

Tatimet shprehen se një masë e tillë është ndërmarrë për lehtësiminfiskal të tatimpaguesve gjatë pandemisë.

“Në vijim të masave të marrapër zbatimin e lehtësive fiskale për tatimpaguesit, gjatë situatës sëemergjencës COVID-19, Administrata Tatimore njofton se janë përcaktuarprocedurat e nevojshme për heqjen e gjobave të vendosura për shkak tëmospagimit në afat të kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin për 3-mujorin eparë 2020, të cilat janë llogaritur dhe kontabilizuar gjatë muajve Prill – Qershor2020, periudhë e cila korrespondon me gjendjen së fatkeqësisë natyrore tëshpallur me VKM nr.243, datë 24.3.2020, “Për shpalljen e gjendjes sëfatkeqësisë natyrore”, i ndryshuar.”

Ndërsa, tatimpaguesit, të cilët i kanë paguar tashmë gjobat e vendosura dotë kenë mundësi që shumën e paguar ta përdorin për pagesën e detyrimevetatimore të mëvonshme.

“Tatimpaguesit, të cilët ikanë paguar tashmë gjobat e vendosura për sa më sipër, do të kenë mundësi qëshumën e paguar ta përdorin për pagesën e detyrimeve tatimore të mëvonshme. DrejtoritëRajonale Tatimore do të vijojnë me zbatimin e procedurave përkatëse dhetatimpaguesit do të njoftohen në llogarinë e tyre të deklarimit elektronik,e-filing.”