Koronavirusi në Shqipëri, rritet numri i të intubuarve, 108 raste të reja dhe 3 viktima në 24 orë

Në 24 orët e funditnumri i të prekurve me koronavirus, krahasur me një ditë më parë ka shënuar njërritje të ndjeshme. Këtë të enjte Ministria e Shëndetësisë raportoi për 3 viktimadhe 108 raste të reja. Duke ngritur alarmin për situatën shqetësuese në 2spitalet Covid, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të zbatojnëmasat anti-Covid për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit.

Kurba e pandemisë së koronavirusit duket se nuk ka tendencë ulje teksa edhe këtë të enjte është vënë re një rritje e numrit të të shtruarve në spitale dhe të rasteve të reja.

Gjatë 24 orëvetë fundit u shënuan 3 viktima të reja si pasojë e koronavirusit me 123 viktimanë total.

Gjithashtu nga477 teste të kryera u regjistruan 108 raste të reja ku numri total i tëinfektuarve është 4,466.

Është rriturdhe numri i të shtruarve dhe ata në terapi intensive ku numërohen 126 tështruar, 22 në terapi intensive dhe 12 të intubuar.

Viktima - Tre qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 77 vjeçare dhenjë 83 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 68 vjeçar ngaHasi pa sëmundje të tjera.

Të infektuar - Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 477 testime përtë dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 rastepozitive.

Të shtruar - Vijon të ketë rritje të të shtruarve në spital,megjithë të shëruarit që kanë lënë dy spitalet COVID në 24 orët e fundit. Aktualishtnë spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 126 pacientë,22 janë në terapi intensive dhe 12 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon - 49 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Kavajë, 9në Fier, 7 në Shkodër, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat,Mallakastër, 2 në Peqin, nga 1 rast në Korçë, Vlorë, Tepelenë, Shijak.

Të shëruar - Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 60 qytetarë duke e çuar numrin e tëshëruarve në 2523 që nga fillimi i epidemisë.

Apeli i ministrisë - Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale irikujton të gjithë qytetarëve domosdoshmërinë për të zbatuar rregullat: Përvendosjen e maskës, ruajtjen e distancimit dhe higjienën vetjake dhe kolektive.

Ministria eShëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton të gjithë qytetarëvedomosdoshmërinë për të zbatuar rregullat: Për vendosjen e maskës, ruajtjen edistancimit dhe higjienën vetjake dhe kolektive. Shmangni çdo lloj grumbullimi,pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit.

Nëse dyshoni sejeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhetelefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Telefononi në linjën e gjelbër0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes, të cilët ndjekin tëprekurit nga virusi SARS COV2 dhe kontaktet e tyre.

COVID-19 – Statistika (23 Korrik 2020)

Testimetotale             37,311

Rastepozitive               4,466

Raste tëshëruara        2,523

RasteAktive                 1,820

Humbjejete                 123 (Qarku Tiranë 64,Shkodër 20, Durrës 17, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 3, Lezhë 1, Berat 1,Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipasqarqeve:

Tiranë              941

Durrës                         211

Shkodër           202

Vlorë               98

Lezhë               82

Korçë               64

Fier                  52

Kukës               49

Elbasan            46

Berat               32

Gjirokastër      23

Dibër               20