Deputeti Zeneli publikon dokumentin: Të gjithë të tregojnë nëse kanë qenë a jo pjesë e Sigurimit të shtetit
Deputeti Alban Zeneli ka ftuar të gjithë ata qëduan të bëhen deputetë duhet të tregojnë se nuk kanë qenë pjesë e Sigurimit tëShtetit.
Ai ka publikuar dokumentin që vërteton se ainuk ka qenë pjesë e Sigurimit.
Zeneli shkruan në Facebook se ky është njëdetyrim i thjeshtë për secilin.
Zeneli: Pas 30 vitesh post komunizem nukkemi nje pasqyre te sakte te atyre qe kane qene pjese e organit me famekeq pershqiptaret qe punonte me platforme partie qe kane kryer krime monstruoze ndaj shqiptareve por dhe te atyrebashkepunetoreve te ketij organi qe ne nje menyre apo nje tjeter i kane sherbyerSigurimit te shtetit per te realizuar ate qe quhet me te drejte nje ngadiktaturat me te dhunshme ne te gjithe lindjen komuniste.
Nje projekt-ligj apo disa nuk kane sjell asnje risi, prandaj do ju kerkoja publikisht te gjithe deputeteve, drejtuesve te institucione kushtetuese, ministrave, kandidateve te cdo garimi qe duan te behen perfaqesues te qytetareve, te kene kurajon e te ballafaqohen me te verteten e te tregojne qe nuk kane qene pjese e asnje organi qe ka vrare, dhunuar e persekutuar qytetaret shqiptare ne secilin pozicion. Eshte e thjeshte dhe nje detyrim per secilin. Une e bera. Bejeni dhe ju. Tregoni qe jeni te pa kapur minimalisht nga Sigurimi i Shtetit.

