Zekthi: Ndryshimet kushtetuese "grusht shteti", Rama do shokohet nga humbja e thellë në zgjedhjet e ardhshme

Ditën e sotmeParlamenti miratoi me 99 vota pro e 6 kundër marrëveshjen e dakordësuar më 5qershor përsa i përket reformës zgjedhore.

Ndërkohëkryeministri Rama duket se nuk do të heqë dorë as nga ndryshimet kushtetuese tëcilat do të votohen më 30 korrik. Në fjalën e tij në Kuvend la të kuptojë se‘listat e hapura” i pranoi për të pasur 84 votat për miratimin e marrëveshjessë 5 qershorit.

Por përanalistin Fitim Zekthi këto ndryshime konsiderohen një "grusht shteti"nga ana e kryeministrit. Pavarësisht se këtë pasdite do të rimblidhet sërish,Zekthi në një intervistë për RTV Ora shprehet se ajo është thjesht një mbledhjefiktive dhe se Rama do të bëjë atë që do ai.

Zekthi: Rama do shkojë për ndryshimekushtetuese në fund të këtij muaji me një shumicë parlamentare që është krejtësishtlegjitime. Ato që do të bëhen nesër në Këshillin Politik do të jenë tëpavlefshme, Rama do shkojë në mënyrë të njëanshme për ndryshime kushtetuese. Nësedo të ketë një presion të madh ndërkombëtar, që unë e shoh shumë të vështirëRama do vijojë me ndryshimet kushtetuese dhe kjo është një grusht i pastërshteti. Nëse diskutimi nuk do të arrijë asgjë, Rama do shkojë drejt ndryshimevetë njëanshme. Ai nuk po thotë që do shkojmë në bisedime dhe nëse nuk biemdakord unë nuk do i bëj. Rama thotë që hajde bisedojmë dhe në fund do bëjë atëqë do zoti Rama. Është thjesht një mbledhje fiktive. Ndryshimet kushtetuese janëgrusht shteti i pastër. Kushtetuta është ligji bazë me anë të cilës ne kemi rënëdakord të jetojmë në një shtet. Ndryshimi me këtë shumicë është antikushtetuese.Kjo nuk është një shumicë legjitime, ai duhet të shkojë në zgjedhje, të krijojënjë shumicë legjitime e më pas të votohen ndryshimet kushtetuese. Rama është njëllogaritar i tmerrshëm. Ai bën shumë kalkulime dhe në momentin që ai do të shohënjë presion ndërkombëtar për këto ndryshime, Rama do të vendosë në peshore sesa mund të dëmtohet vetë ai nga ky qëndrim. Vetëm atëherë mund të tërhiqet.

I pyetur nëseka mënyra për të ndaluar kryeministrin për këto ndryshime, Zekthi shprehet sevetëm presioni ndërkombëtar apo rezistencë nga populli.

Ai u shpreh ibindur tek humbja e kryeministrit Rama në zgjedhjet e ardhshme teksa tha se dhevetë kryeministri do të shokohet nga rezultati i thellë.

Zekthi: Grushti i shtetit mund të ndalohetvetëm nëse ekzistojnë mekanizmat për të frenuar Ramën që janë ose rezistenca epopullit ose presioni i fuqishëm i ndërkombëtarëve. Unë nuk e di nëse do ndiqetndonjë nga mënyrat. Por PD do të duhet të zgjedhë një nga këto rrugë. PD duhettë dalë dhe të thotë që kjo që thotë Rama nuk ka të bëjë fare me PD, meshqiptarët dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Kjo ka të bëjë me një prerje në besëdhe në një mungesë të plotë korrektësie dhe ndershmërie të Ramës në raport meamerikanët. Ai po e thyen besimin e tyre dhe po e fut vendin në një rrugë pakrye.

Fakti që ai po e bën këtë gjë, kjo nuk ka të bëjë me popullin apo me PD. Bota ka njohur grushte shteti të ndryshme. Këto lëvizje politike janë të njohura por fundi i tyre është i dhimbshëm. Fundi i njerëzve që bëjnë grushte shteti është i dhimbshëm. Diskutimet tek janë shumë të pista e hileqare. Këtu bëhen bisedimet për të gjetur mënyra të ndryshme për tja "futur" kundërshtarit. Të gjithë njerëzit mezi presin që të shkojnë në zgjedhje. Nuk ka mbetur njeri që nuk e ka kuptuar ardhjen e PD-së në pushtet. Rama do të pësojë një humbje aq të thellë saqë do të shokohet dhe ai vetë kur ta arrijë. Kur të dalin rezultatet nga kutitë e votimit Rama do të shokohet.

Intervista në studio me gazetaren BesmiraPelushaj, përgatiti Endi Mullaj