"Rinovohet" Vlora me drejtorë të rinj në tatime, Kadastër, IKMT dhe AKU
Emërimi i kreuttë ri të Kadastrës së Vlorës, Andi Binaj më 2 korrik ka pasuar me një sërëndryshimesh në administratën e qytetit bregdetar.
Pasi Andi Binajzëvendësoi Jurgen Pilkatin në krye të Kadastrës, më pas në krye të DrejtorisëRajonale të Tatimeve u shkarkua Bledar Taushani e në datën 19 korrik u emëruaPranvera Sulaj.
Kjo e fundit eka mbajtur edhe më parë postin e drejtueses së tatimeve e shkarkuar muaj më parë.
Në datën 21korrik, vetëm dy ditë më pas është emëruar dhe drejtori i ri i AKU Vlorë, EdvinBrokaj i cili zëvendëson Syrja Binajn i cili ishte drejtor i komanduar i këtijinstitucioni.
Si nënkryetar iBashkisë Vlorë emërohet Afrim Qëndro në vend të nënkryetarit Shkëlqim Ramateksa ditën e sotme është konfirmuar në detyrë dhe kreu i IKMT në Vlorë KlodianTroci.
Ky është emër injohur në qytetin bregdetar pasi drejtoi ZVRPP Vlorë prej disa muajsh dhe mëpas mbajti postin e nëndrejtorit të Zyrës së Kadastrës në Vlorë, i shkarkuardhe në këtë post pas furtunës në këtë institucion më 11 shtator 2019.