Opozita e Bashkuar: Të gatshëm për dialog për çdo çështje pa cënuar 5 qershorin

Opozita e Bashkuar ka përshëndetur miratimin e marrëveshjessë 5 qershorit nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat, opozitadeklaron se miratimi i sotëm i Marrëveshjes së 5 Qershorit pa ndryshime, dhe pandryshime kushtetuese të njëanshme që e minojnë atë, si dhe vijimi i dialogutpolitik mes palëve, është rruga e vetme për të ruajtur konsensusin e arritur,që është mbajtur shënim nga partnerët dhe shton shanset për fillimin ebisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Sipas opozitës kjo është mënyra e vetme për të gjithapartitë politike në vend për ecjen përpara të Shqipërisë në rrugën e integrimitnë BE.

"Ky ështëqëllimi i Opozitës së Bashkuar, që nga 14 Janari, ku jemi angazhuar nëmirëbesim në Këshillin Politik. Ky duhet të jetë qëllimi i përbashkët i tëgjitha partive politike në Shqipëri, si e vetmja mënyrë për garantimin e njëklime normale politike para zgjedhjeve, dhe për ecjen përpara të Shqipërisë nëprocesin e integrimit në Bashkimin Europian".

Opozita e Bashkuar shpreh mirënjohjen ndaj SHBA - BE dhe Vendet Anëtare- Britania e Madhe - OSBE për ndihmën dhe mbështetjen e çmuar për arritjen e një Reforme Zgjedhore konsensuale, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Opozita e Bashkuar nënvizon se është e gatshme të vijojëdialogun në mirëbesim dhe me seriozitet, për çdo çështje tjetër, pa cënuarrezultatet e Marrëveshjes së 5 Qershorit.

"Heqja dorënga aktet e njëanshme që minojnë konsensusin e arritur pas 6 muajve përpjekje,dhe angazhimi i të gjitha partive politike për të arritur konsensus për çdoçështje që lidhet me zgjedhjet, i shërben Shqipërisë dhe të ardhmes së sajeuropiane".