Raporti nga Qendra e BE-së: Organizatat e drogës i shërbejnë politikës në Shqipëri
Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje me politikën, dhe kjo e funditndërhyn duke neutralizuar zbatimin e ligjit përmes emërimit në sistemin edrejtësisë të personave të besuar ose militantëve të partisë. Në këtë përfundimka arritur qendra evropiane për monitorimin e drogave përmes një raporti të hartuar për Shqipërinë.
Qendra Evropiane për Monitorimin e Drogave nëvarësi të Bashkimit Evropian, ka publikuar këtë të enjte një raport vjetor përndërhyrjen e organizatave të trafikut të drogës në politikën shqiptare.
Raporti arrin në konkluzionin se organizatatkriminale shqiptare kanë lidhje me politikën, e cila ndërhyn duke neutralizuarzbatimin e ligjit përmes emërimit të personave të besuar ose militantëve tëpartisë.
Një tjetër përfundim është dhe fakti që organizatate drogës i shërbejnë politikes duke zhvatur bizneset përmes gjobave, mbështetjetë kandidatëve në zgjedhje ose frikësimin e kundërshtarëve politikë,shkatërrimin e opozitës, prishjen e tubimeve partiake, manipulime tërezultateve të zgjedhjeve dhe financimin e fushatave elektorale në shkëmbim tëimunitetit nga ndjekja penale.
Forma më e njohur e bashkëpunimit midisorganizatave kriminale dhe organeve shtetërore është korrupsioni, veçanërishtnë sistemin e drejtësisë.
Sipas raportit, partitë politike në Shqipëri kanëpërfituar fonde nga rrjetet kriminale, ndërsa krimi ka arritur të neutralizojëshoqërinë edhe për sa i përket lirisë së fjalës, duke shkelur kështu rëndëkulturën e raportimit të lajmeve.
Ndërsa për sa i përket tregut të nakortikwve, Shqipëriapërmendet në raport si prodhuesja më të madhe e kanabisit të trafikuar nëBashkimin Evropian, dhe paratë transportohen cash me makina drejt Shqipërisw,ku investohen në pasuri të paluajtshme, ndërtim dhe turizëm.
Pas raportit vjetor të publikuarnga Qendra Evropiane për Monitorimin e Drogave, ka ardhur një reagim nga PartiaDemokratike përmes ish-deputetit Enkelejd Alibeaj i cili tha se edhe njwherwkonfirmohet lidhja e fortë mes pushtetit dhe parave të pista për të blerëzgjedhjet.
Alibeaj: Gjetjet e raportit të Qendrës Europiane përMonitorimin e Drogave sjell fakte të rënda. Raporti listonshërbimet që krimi i organizuar, trafikantët ndërkombëtarë të drogës i bëjnëqeverisë për të mbajtur pushtetin. Ato nisin nga mbështetja për kandidatëtpolitikë, tek financimi i fushatave elektorale në këmbim të imunitetit ngandjekja penale, si dhe përfitimet e tjera të pushtetit; nga frikësimi ikundërshtarëve në zgjedhje tek prishja e mitingjeve të partive opozitare dheduke e vulosur bashkëpunimin qeveri-krim i organizuar me manipulimin erezultatit të zgjedhjeve.
Të gjitha këto shërbime që ruajnë pushtetin e Edi Ramës kanësjellë paprekshmërinë e krimit të organizuar nga policia dhe nga drejtësia.Asnjë organizatë kriminale, asnjë bos i trafikut të drogës nuk është arrestuarapo dënuar gjatë qeverisë së Edi Ramës, sepse lidhjet e krimit të organizuar tëçojnë të gjitha në zyrën e kryeministrit. Janë lidhjet e politikësme krimin ato që kanë mbajtur vendin peng, të pazhvilluar, të paintegruar, tëizoluar. Që të ndërpriten këto lidhje, duhet të largohet Edi Rama!