Varhelyi dhe Pisonero përshëndesin miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor: Për çdo ndryshim shtesë, palëve të diskutojnë

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, OliverVarhelyi e ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor ngaKuvendi sot.

Përmes Twitter-it, ai shkruan se ky është njëkusht kyç të Këshillit Evropian në lidhje me integrimin.

Varhelyi nxit palët që të vazhdojnë diskutimetpër ndryshime shtesë, duke mos tjetërsuar marrëveshjen e 5 qershorit.

Varhelyi: Mirëpres miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo përmbush një kusht kyç të Këshillit të Evropës. Për çdo ndryshim shtesë, u bëj thirrje të gjitha palëve të vazhdojnë diskutimet, në mënyrë që fryma dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit të të mos tjetërsohen.

Ndërsa, zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero është shprehur se BE e mirëpret miratimin e ndryshmeve në Kodin Zgjedhor në përputhje me marrëveshjen e 5 qershorit.

Pisonero: BE mirëpret miratimin ngaParlamenti për ndryshimet në Kodin Zgjedhor në  Shqipëri, në përputhje me marrëveshjenpolitike të arritur në 5 qershor. Kjo përmbush një nga kushtet kryesore për tëfilluar negociatat e pranimit në BE, siç thuhet në përfundimet e Këshillit të25 Marsit 2020. Dispozitat e reja legjislative do t'i japin Shqipërisë njëkornizë zgjedhore me integritet dhe standarde më të larta e transparencë,bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ne kemi marrë parasysh propozimet shtesëpër reformimin e sistemit zgjedhor.

Ndërsapranojmë rolin e Parlamentit për të paraqitur ndryshime shtesë në lidhje mesistemin zgjedhor, ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve që të vazhdojnëdiskutimet në Këshillin Politik me të njëjtën frymë bashkëpunuese dhegjithëpërfshirëse të demonstruar gjatë miratimit të marrëveshjes së 5qershorit. Procesi që çon në ndryshime shtesë nuk duhet të prishë frymën dherezultatet e marrëveshjes së reformës zgjedhore të 5 qershorit në Shqipëri.