“Zgjedhjet në 30 korrik”, Shahini: Është kërkesë e 11 rektorëve, vetëm Koni kundër
Vijojnë përplasjet për datën e zgjedhjeve nëuniversitete, ku ministrja e Arsimit Besa Shahini raportoi në interpelancë nëParlament. Përpos kundërshtive, si nga akdaemikët, ashtu edhe nga ana estudentëve, ministrja garantoi se procesi do të zhvillohet në datën 30 korrik,si kërkesë kjo e 11 rektorëve.
Ministrja eArsimit tha në seancë plenare se zgjedhjet në universitete do të mbahen më datë30 korrik pasi sipas saj kjo është dhe kërkesa 11 rektorëve.
Në përgjigje tërektorit të Tiranës që deklaroi se zgjedhjet nuk mund të bëhen në këtë datëShahini u shpreh se Mynyr Koni është i vetmi nga rektorët që e kundërshton këtëproces.
Shahini: Rektori i Universitetit të Tiranësnuk ishte pjesë e grupit të rektorëve që kërkuan zgjedhjet më 30 korrik dhe ngapërpjekjet e vazhdueshme që ai bën për të penguar procesin zgjedhor, po supozojqë ai është kundër. Por besoj që pajtoheni që thjesht nuk mund të injorojmë kërkesëne 11 rektorëve të tjerë dhe kërkesën e gjithë trupës akademike në Universitetine Tiranës që zgjedhjet të bëhen tani.
Deputetja eopozitës parlamentare Fatjona Dhimitri bëri përgjegjëse ministren Shahini përatë që e quajti kaos në universitete. Sipas saj urdhri për të bërë zgjedhje më30 korrik është i paligjshëm.
Dhimitri: Urdhri juaj për caktimin e datës sëzgjedhjeve në 30 korrik është i paligjshëm pasi nuk mbështetet në asnjë nen dheasnjë paragraf të ligjit për arsimin e lartë. Për tju rifreskuar kërkesën, meligjin e ri kjo e drejtë iu ka kaluar vetë universiteteve duke qenë se hartojnënë mënyrë të pavarur rregulloret e zgjedhjeve. Znj./ ministre, e keni futur nëkaos botën universitare duke nxjerë urdhra kontradiktore shtyrjesh tëzgjedhjeve.
Diskutimet përzgjedhjet në universitete janë shoqëruar me debate nga ana e grupeve tëinteresit. Një ditë më parë studentët dhe Qëndresa Qytetare dorëzuan në Kuvendnismën ligjore që forcon përfaqësimin e studentëve në këto zgjedhje.
Ato kërkojnëgjithashtu që përfaqësimi i tyre në senat të jetë 30 përqind nga 10 që ështëaktualisht