KLGJ i propozon Dvoranit të bëhet pjesë e 6 gjykatave të Apelit në vend

Ish-kreut të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, i është propozuarqë të bëhet gjyqtar Apleti në Tiranë, Durrës, Korçë, Gjirokastër, Shkodër, aponë Gjykatën e Apelit Administrativ.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillittë Lartë gjyqësor dhe Dvoranit i është lënë afat deri në 28 korrik për tëvendosur.

Në qershor Këshilli i Lartë Gjyqësor i dha tëdrejtë Presidentit të Republikës Ilir Meta, duke konstatuar përfundimin emandatit të Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë.

Me 6 vota pro dhe 3 kundër KLGJ vendosimbarimin e mandatit të Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë, çka rrjedhimishtsolli edhe ndërprerjen e mandatit si kryetar i Këshillit të emërimeve nëdrejtësi.

Ndërkohë, KLGJ vendosi hapjen e procedurës së komandimitnë pozicionin e ndihmësmagjistratit në Gjykatën e Lartë dhe shpalljen ekërkesës për 5 (pesë) kandidatura nga radhët e gjyqtarëve.

Në vijim Këshilli, pasi u njoh me dokumentacioninpërkatës, vendosi pezullimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga znj.Ariana Gaçi, për rikthimin e saj në funksionin e Këshilltarit të Gjykatës sëLartë.

Kjo vendimmarrje u bë për shkak të kërkesës saj tëparaqitur për shqyrtim para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më tej, mbledhja vijoi me shqyrtimin e relacionit mbisituatën e pritshme të caktimin në pozicion të të sapodiplomuarve përmagjistratë.

Pas diskutimeve, Këshilli vendosi që t’i kërkojë Shkollëssë Magjistraturës, si organi kompetent që bën renditjen e kandidatëve përmagjistratë, të unifikojë listën e të diplomuarve për magjistratë, profiligjyqtar.

Gjithashtu, Këshilli vendosi përfundimin e procedurës sëngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për pozicionin e lirë në fushën e tëdrejtës civile, të shpallur me Vendimin nr.86, datë 26.02.2020, të Këshillit tëLartë Gjyqësor, për kandidaten znj. Klodiana Veizi, për shkak të tërheqjes sësaj nga kandidimi për këtë pozicion.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli vendosi verifikimin eplotësimit nga kandidatja znj. Irida Kacerja të katër kritereve të kandidimitpër ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dheKrimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 91, datë26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës sëverifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit.