Humb jetën polici në Tiranë, e "tradhëton" zemra gjatë shërbimit

Një 55 vjeçarndërroi jetë pasditen e kësaj të enjte (23 korrik) në Tiranë në rrugën e"Elbasanit".

Ai ishte punonjësi policisë në një objekt të rëndësisë së veçantë.

Rreth orës16:00 të pasdites, 55 vjeçari është ndjerë keq gjatë shërbimit dhe më pas ka ndërruarjetë. Shkaqet e vdekjes dyshohet të ketë ardhur nga shkaqe natyrale si pasojë enjë arresti kardiak.

"Më datë 23.07.2020, rreth orës 16:00, në rrugëne “Elbasanit”, duke qenë në shërbim tek një objekt i rendesisë së veçantë,punonjësi i policisë R.T., 55 vjeç, është ndjerë keq, dhe më pas ka ndërruarjete" - njoftoipolicia.

Grupi hetimordhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen errethanave të ngjarjes.