Maliqi: Rama e ka joshur opozitën parlamentare, u ka thënë se do t'i bëjë deputetë, zv. ministra e ambasadorë
I ftuar në Ora News, deputeti Lefter Maliqitha se opozita parlamentare është një shtojcë e Ramës.
Maliqi tha se kërkohet që të ndërhyhet nëkushtetutë për të hequr koalicionet dhe sipas tij Rama prandaj mban pengparlamentin.
Maliqi: Opozita në parlament është njështojcë e Ramës. Në datë 6 qershor kam dalë dhe kam thënë se marrëveshja e 5qershorit do të votohet nga ne, e mbështetur nga ndërkombëtarët. Pavarësisht intrigavetë Ramës, ai ka frikë nga humbja në pranverën e ardhshme, që do të jetëpranvera e fitores së shqipëtarëve.
Marrëveshjae 5 qershorit nuk arriti asnjë të madhe, por vetëm disa dakordësi sikurse ishtevotimi biometrik. Kërkohet që të ndërhyhet në kushtetutë dhe të hiqen koalicionet.Këtë nuk lejon Venecias që në kaq pak kohë para zgjedhjeve të ndryshohetkushtetuta. Prandaj po mban peng Gjykatën Kushtetuese dhe reformën në drejtësi.
Sipas Maliqit, Rama u ka premtuar deputetëve tëopozitës parlamentare se do t’i bëjë sërish deputetë, zv. Ministra dhe ambasadorë.
Maliqi: Vendi ka nevojë për shpërndarjene parlamentin dhe zgjedhje të reja. Duhet kaluar sa më shpejt në zgjedhje të parakohshme.Opozita parlamente nuk përfiton asgjë nga heqja e koalicioneve. Nuk e di me çfarëjanë joshur. Ka zëra që u ka premtuar se do të jenë në lista për deputetë, disaqë do t’i bëjë zv. Ministra dhe disa që do t’i bëjë ambasadorë. Po t’i dëgjosh këtëkëta të opozitës së re thonë se Rama e ka të fituar sërish mandatin e 3-të. Të gjithëkëta e kishin parë ne TV parlamentin, nuk kanë qenë brenda.
Ai shtoi se ndryshimet kushtetuese nuk janënismë e opozitës parlamentare, por e Ramës sepse do të heqë koalicionet.
Maliqi: Ndryshimetkushtetuese nuk është nismë e opozitës parlamentare, sepse ata ishin për listate hapura. Heqjen e koalicioneve e do vetëm Rama, është nismë e tij. Të gjithëkemi firmosur për lista të hapura. Këto partitë e reja nuk i njeh kush dhe nukmund të marrin vota si deputetë. Kjo është një lojë. Shumica prej tyre do tëkenë përfitime.