Gjykata e Hamburgut dënon ish-rojen e kampit të përqëndrimit për krime naziste

Një93-vjeçar gjerman u shpall fajtor për krimet naziste nga Gjykata e Hamburgut.Me akuzën se ndihmoi në vrasjen e 5.232 tëburgosurve, shumica hebrenj, në një kamp përqendrimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore,  Bruno D kërkoi falje përkrimet por nuk pranoi përgjegjësinë.

Një gjykatënë Gjermani dënoi një 93- vjeçar që ndihmoi në vrasjen e 5.232 të burgosurve,shumica hebrenj, në një kamp përqendrimi nazist gjatë Luftës së DytëBotërore. 

Bruno D., icili kishte qenë roje SS në kampin e përqendrimit Stutthof, Polonia e sotme, udënua me dy vite burgim në një nga çështjet e fundit kundër nazistëve- krimet eepokës.

93-vjeçari u shpall fajtor si i përfshirënë vrasjet midis gushtit 1944 dhe prillit 1945, tha të enjten gjykata eHamburgut.

Në dëshminë e tij të fundit paragjykatësve në fillim të kësaj jave, Bruno D. kërkoi falje për viktimat qëkaluan vuajtje, por jo për përgjegjësinë.

"Unëdo të doja t'u kërkoja falje të gjithë njerëzve që kanë kaluar në këtë ferrmarrëzie dhe të afërmve e mbijetuesve të tyre," i tha ai gjykatës, sipasmediave gjermane.

Rreth 65,000 njerëz, përfshirë shumëhebrenj, u vranë ose vdiqën në Stutthof, sipas faqes së internetit të muzeut.

Prokurorët kanë argumentuar se shumë janëqëlluar në pjesën e pasme të kokës ose janë helmuar me gaz vdekjeprurës.

Në kohën e krimeve ai ishte vetëm 17 ose18 vjeç, ndaj iu nënshtrua ligjeve për dënimin e të rinjve. Prokurorët kishinkërkuar një dënim me tre vjet burg.