Parashikimi i Trump-it: Pandemia Covid-19 do të përkeqësohet

Presidenti amerikan Donald Trump kaparalajmëruar se pandemia Covid-19 në SHBA mund të përkeqësohet para se të përmirësohet.

Trump gjithashtu u kërkoi të gjithëamerikanëve të mbajnë maska mbrojtëse për fytyrën, duke thënë ata do të kenëefekt dhe mbajtja e tyre tregon "patriotizëm".

Presidenti, i cili nuk kishte vënë maskë gjatë konferencës, më parë i ka vlerësuar ato si jo sanitare, shkruan BBC.

Kjo ishte konferenca e parë për media etask-forcës së Shtëpisë së Bardhë pasi ato ishin ndërprerë muaj më parë.

Konferencat e përditshme të lajmeve në Shtëpinë e Bardhë përfunduan menjëherë pasi Trump sugjeroi në prill se virusi mund të mjekohet duke injektuar dezinfektues te njerëzit.

''Me siguri, fatkeqësisht do të përkeqësohet para se të përmirësohet. Diçka që nuk më pëlqen ta them, por kështu është'', tha presidenti amerikan.

Sipas të dhënave të Universitetit JohnsHopkins, numri i të infektuareve në SHBA ka arritur në mbi 3.9 milionë, ndërsai viktimave në mbi 142,000.