Presidenti brazilian Bolsonaro rezulton pozitiv me Covid-19 për herë të tretë në dy javë

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro ka rezultuar pozitiv me Covid-19 për herë të tretë në dy javë. Ai vijon të mbetet i karantinuar në rezidencën e tij zyrtare në Brasilia.

Ekipi mjekësor i Bolsanaro zbuloi rezultatin e testit në një deklaratë të mërkurën (22 korrik), e cila gjithashtu tha se Presidenti është në gjendje të mirë të gjendje të mirë shëndetësore.

Bolsonaro tha se dhe 4 ministra në administratën e tij, po trajtojnë infeksionin me ilaçin anti-malarie të hidroksilklorinaës pavarësisht shkencëtarëve të cilët kanë thënë se nuk ka prova mjekësore për të mbështetur efektivitetin e saj.

Bolsanaro është kritikuar për menaxhimin ekrizës shëndetësore në Brazil.

Ai shkarkoi dy Ministra të Shëndetësisë në mestë pandemisë dhe ka kundërshtuar hapur masat për të kufizuar virusin, dukepërfshirëmbajtjen e maskës ​​për fytyrën dhe praktikimin e distancës sociale.

Brazili ka numrin më të lartë të rasteve me Covid-19 në Amerikën Latine, me më shumë se 2.1 milion të infektuar dhe më shumë se 80.100 viktima.