Rusia pretendon se ka gati vaksinën për koronavirusin, zv./ ministri: E gatshme muajin e ardhshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2020, 20:11
Rusia pretendon se kagati vaksinën e koronavirusit dhe beson se do të jetë e gatshme për tu hedhur nëtreg muajin e ardhshëm.
Këtë e ka bërë tëditur zëvendës Ministri i Mbrojtjes, Ruslan Tsalikov gjatë një interviste përmedian ruse Argumenty i Fakty.
Ai është shprehur sefaza 2 e gjetjes së vaksinës ka përfunduar por nuk dha detaje se kur do tëfillojë faza e tretë, ajo e prodhimit në masë.
Por autoritetet rusekanë preferuar të mos komentojnë për deklaratat e zëvendës ministrit teksaMinistria e Shëndetësisë u shpreh se puna për gjetjen e vaksinës po vijon ende.
Ushtria ruse pozhvillon vaksinën e koronavirusit në bashkëpunim me Institutin shtetërorGamaleya në Moskë dhe Fondin e Investimeve Direkte Ruse (RDIF).