Itali: Shkatërrohet rrjeti i pedofilëve, shisnin imazhe dhe video pornografike online

Policia postale italiane ka shkatërruar një rrjetpedofilësh italianë të cilët shkëmbenin materiale pedopornografike një një platformëtë njohur  online.

Imazhet realizoheshin dhe nga adoleshentë të cilët ishisnin online në bazë të një liste çmimesh dhe sipas kërkesave.

Operacioni i koduar "Pay to see",  ukoordinua nga Qëndra Kombëtare Italiane për mbrojtjen e fëmijëve e nga Gjykatae Minorenëve të Barit, dhe u ekzekutua nga Policia Postale e Romës, Barit eFoggia-s. U kryen kontrolle e sekeustrime të materialeve personale informatikenë 12 rajone e 17 provinca italiane.

Hetimet e operacionit nisën pas denoncimit të dy prindërvetë dyshuar nga përdorimi intensiv i rrjeteve sociale nga vajza e tyre adoleshente.

Hetimet zbardhën një rrjet të konsoliduar shitjeshonline të videove e imazheve pedopronografike e pornografike të autoprodhuaranga adoleshentë e të rritur në shkëmbim të pagesave në llogari bankare online.

Marrëveshjet për shitje blerje të materialevepornografike bëhesin përmesh chat-eve e listës së çmimeve të publikuar online qëparashikonin përveç dërgimit të imazheve e videove dhe biseda seksuale e video-seksualelive.