Spitali në New York kushtoi 52 milionë dollarë, por trajtoi vetëm 79 pacientë me koronavirus

Autoritetet amerikane janë sfiduar sëtepërmi muajt e fundit për të krijuar spitale të përkohshme në luftën ndajcoronavirusit në New York.

Reparti i urgjencës i Qendrës Spitalore në Queens ka njëkapacitet prej 60 shtretërish, por ditën më të keqe të pandemisë së COVID-19,më shumë se 180 pacientë shtrihen edhe në korridoret e spitalit.

Alarmet e autoambulancave binin pa pushim ndërsa mjekët erraskapitur vraponin nga njëri pacient te tjetri.

Por më pak se gjashtë kilometra larg, një spital i përkohshëm uhap të nesërmen në mëngjes, më 10 prill.

Objekti u ndërtua në qendrën kombëtare të tenisit, “Billie JeanKing”, për të mbështetur kapacitetet e ngarkuara të spitaleve të qytetit, kukishte qindra shtretër dhe një numër profesionistësh mjekësorë për të trajtuarpacientët me virus, shkruan The New York Times.

Por gjatë gjithë muajit prill, ai trajtoi vetëm tre pacientë,tregojnë të dhënat e Qendrës Spitalore të Queensit.

Ajo që e bën të veçantë faktin është se spitali i improvizuarkushtoi më shumë se 52 milionë dollarë dhe deri më tani trajtoi vetëm 79pacientë.

Pandemia ka paraqitur sfida unike për zyrtarët që luftuan me njëarmik të shpejtë dhe kryesisht të paparashikueshëm.

Megjithatë, historia e objektit “Billie Jean King” ilustrongabimet e bëra në çdo nivel të qeverisë amerikane në garën për të krijuar mëshumë kapacitete spitalore në New York, shkruan mediumi amerikan, transmetonTelegrafi.

Në fakt, New York pagoi 732 dollarë në orë për disa mjekë në“Billie Jean King”, por qyteti bëri që ata të kalonin orë të tëra në shkresazyrtare dhe të kalonin më shumë kohë nëpër burokracitë shtetërore.

Ata ishin menduar që të trajtonin pacientët me coronavirus, pornuk pranuan njerëz me ethe, një simptomë dalluese e virusit.

Zyrtarët thanë që spitali improvizues do t’u shërbentepacientëve me sëmundje të rëndë, por punëtorët e spitalit pohuan se kishin nëdispozicion vetëm dy ventilatorë.

“Në thelb jam paguar dymijë dollarë në javë për t’u ulur në telefonin tim dhe të shfletoj Facebookun”, tha Katie Capano, një mjeke infermiere nga Baltimori, e cila punonte në “Billie Jean King”. “Të gjithë ndiheshim shumë të turpëruar”, shtoi ajo.

Në fatkeqësitë e kaluara, si gjatë uraganit Sandy në vitin 2012,shteti njujorkez krijoi një sistem të unifikuar shëndetësor për të transferuarpacientët midis spitaleve.

Kjo nuk ndodhi gjatë pandemisë së coronavirusit, duke lënëspitalet në zona me të ardhura të ulëta të mbingarkuara, ndërsa disa qendra tëpasura private mjekësore kishin shtretër të lirë, shkruan më tej NYT.

Objektet më të mëdha u hapën në Manhattan, në fund të marsit –Comfort dhe Javits Center. Ata trajtuan rreth 1.400 pacientë, megjithëse, vetëmrreth 300 prej tyre erdhën nga spitalet publike, tregojnë të dhënat.

Duke u përballur me një mungesë të parashikuar prej 50 mijështretërish, zyrtarët federalë shpenzuan më shumë se 320 milionë dollarë për tëndërtuar lehtësira në dy kolegje shtetërore dhe qendrën e qarkut tëWestchesterit gjersa qyteti shpenzoi rreth 20 milionë dollarë në Brooklyn,tregojnë të dhënat.

Në fund të fundit, realiteti nuk iu afrua kurrë parashikimeve tëtmerrshme dhe asnjë prej atyre lehtësive nuk u shfrytëzua.

Ndryshe, Billie Jean King u mbyll në 13 maj dhe mjekët einfermierët u kthyen në qendrat e tyre spitalore.