“Spiunë kibernetikë”, SHBA akuzon Kinën për vjedhje informacioni në lidhje me vaksinën e Covid-19
Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka akuzuarKinën për sponsorizimin e hakerave që kanë për synim laboratorët që zhvillojnëvaksina për të luftuar koronavirusin.
Ata kanë akuzuar dy burra, kinezë, të cilët dyshohet se spiunonin kompanitëamerikane që po bënin kërkime për koronavirusin. Prokurorët thanë se tëakuzuarit ndonjëherë vepronin në interesin e tyre personal, përfshirë një rastkur ata kërkuan një shpërblim nga një kompani në këmbim, për mos lëshimin e informacionittë saj privat, ndërsa në raste të tjera, "po vidhnin informacione meinteres të dukshëm" për qeverinë kineze .
Mbretëria e Bashkuar, SH.B.A dhe Kanada javën e kaluar akuzuan Rusinë se pokërkonte të vidhte kërkimet e bëra në lidhje me Covid-19. Akuzat kundër ish-studentëvetë inxhinierisë elektrike Li Xiaoyu dhe Dong Jiazhi të lëshuar të martën,përfshijnë akuza për vjedhje sekrete tregtare dhe komplot mashtrimi.