Studimi në Korenë e Jugut: Koronavirusi transmetohet më shumë brenda familjes se sa kontaktet e jashtme
Epidemiologët e Koresësë Jugut kanë zbuluar se koronavirusi i ri ka më shumë tendencën të transmetohetndërmjet anëtarëve të së njëjtës familje sesa përmes kontaktit jashtë shtëpisë.
Studimi, botuar nëQendrat e ShBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) më 16 korrik,ekzaminoi në detaje 5.706 "pacientë të infektuar" dhe më shumë se59,000 njerëz që ranë në kontakt me ta.
Sipas gjetjeve, vetëmdy nga 100 të infektuarit e kishin marrë virusin nga kontaktet jashtë shtëpisësë tyre, ndërsa një në 10 janë infektuar nga familja e tyre.
Sipas grupmoshës,shkalla e infeksionit ishte më e larta kur rastet e para të konfirmuara ishinnë adoleshentë ose njerëz të moshës 60 vjeç e lart.
"Kjo është ndoshta sepse këto grupmoshakanë më shumë të ngjarë të jenë në kontakt të ngushtë me anëtarët e familjespasi grupi ka nevojë për më shumë mbrojtje ose mbështetje", tha Jeong Eun-kyeong, drejtor i QendraveKoreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC).
"Fëmijët nën moshën 9 vjeç kanë më pak tëngjarë të jenë pacienti referencë", tha Choe Jung-jun, një profesor ndihmës në Kolegjin e MjekësisëUniversitare Hallym dhe një nga autorët kryesorë të studimit.
Fëmijët me COVID-19gjithashtu kanë më shumë të ngjarë të jenë asimptomatikë sesa të rriturit, gjëqë e bën më të vështirë zbulimin e rasteve të referencës brenda këtij grupi.
Të dhënat për studiminu mblodhën nga 20 janari deri më 27 mars, kur koronavirusi i ri po përhapet meshpejtësi dhe ndërsa rastet e përditshme në Korenë e Jugut arritën kulmin etyre.