Greqia i kërkon BE-së t’i vendosë sanksione Turqisë, Mass: Ankaraja të ndalojë provokimet

Greqia po kërkon nga Bashkimi Europian t’i vendosë sanksione Turqisë në lidhje me nisjen e kërkimit të gazit në Mesdheun Lindor. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se Turqia nuk po sfidon vetëm Greqinë dhe Qipron, por mbarë Bashkimin Europian.

Tensionet midis Greqisë, Turqisë dhe Qipros pritet të jenë në krye tëaxhendës së presidencës gjermane të Bashkimit Europian. Ministri i Jashtëmgjerman, Heiko Mass takoi në Athinë homologun grek Nikos Dendias dhekryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

Turqia kërkon me ngulm një pjesë të rezervave të gazit të zbuluara nëMesdheun Lindor dhe në mënyrë të njëanshme ka dërguar anijet për të kërkuargazin në det. Këtë veprim Athina e konsideron një hallkë tjetër në zinxhirin eveprimeve agresive kundër saj, por edhe Qipros dhe gjithë Bashkimit Europian.

“Të sfidosh të drejtat sovrane të Greqisë dhe Qipros është të sfidosh atotë Europës”, tha gjatë takimit me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas,kryeministri grek Mitsotakis, i cili nga ana tjetër kërkoi ndihmën e aleatëvepër t’i vendosur sanksione Turqisë.

Ministri gjerman Mass i dënoi veprimet e Turqisë në Mesdheun Lindor dhe eparalajmëroi Ankaranë me sanksione.

“Duhet të respektohet e drejta ndërkombëtare dhe kjo është arsyeja pse përparimi në marrëdhëniet BE-Turqi do të jetë i mundur vetëm nëse Ankaraja ndalon provokimet në Mesdheun Lindor. Në të njëjtën kohë, brenda Bashkimit Europian shohim nevojën për dialog me Turqinë,” tha Mass gjatë një konference shtypi me homologun Dendias.

Greqia kishte propozuar vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë në samitin efundit të udhëheqësve të BE-së, por aty rëndësi kryesore iu dha planit tërimëkëmbjes ekonomike dhe buxhetit afatgjatë. Ndërkohë në të kaluarën Turqia eka kërcënuar BE-së me hapjen e kufijve dhe dërgimin e mijëra imigrantëve nëdyert e Europës.