Covid-19 në botë: 619 mijë viktima dhe 15 milion të infektuar
Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithëbotën ka shkuar në mbi 15 milion, përkatësisht 15,091,696 sipas Worldometers.
Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në619,560.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruarnë SHBA, me 144,956 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 81,597,Britania e Madhe me 45,422, Italia me 35,073, Franca me 30,165 dhe Spanja me28,424.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës sëvirusit, numri total i vdekjeve është 4,634.
Në Shqipëri janë shënuar 117 viktima dhe janë regjistruar 4,290 të infektuar.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor tëvitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani9,115,482 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 5,3milion raste aktive që presin të shërohen.