Video: Pas kthimit në xhami, Erdogan publikon këngë për Shën Sofinë, mesazh edhe në gjuhën shqipe
Pas vendimit për ta rikthyer në xhami, Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter, një këngë dedikuar Shën Sofisë.
Kënga është realizuar në nëntë gjuhë të botës,ku përfshihet dhe një mesazh në gjuhën shqipe. Këngëtarja Imran Salkaninterpreton në gjuhën tonë vargun: “Shën Sofia ti nuk je vetëm një gur, emrintënd e themi duke bërtitur”.
Ndërsa gjuhët e tjera të përfshira janë,kineze, arabe, azere, kurde, bengale, turke dhe suahilisht.
Shën Sofia ka qenë një prej Kishave më të famshme të Kostandinopojës, por pas pushtimit nga osmanët, u shndërrua në Xhami. Në vitin 1934, qeveria turke e kohës dha vendimin për shndërrimin e saj në muze.
Ayasofya... Rüzgârlar essin kubbende hürriyetin. Ta ezelden sen bizimsin, biz de senin... pic.twitter.com/DkBdP89hwZ
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) July 22, 2020