I vranë prindërit, hakmerret adoleshentja afgane: Vret me kallashnikov 2 talibanë dhe plagos disa të tjerë
Një vajzë adoleshente afgane është përshëndetur në mediatsociale për "heroizmin" e saj pasi luftoi javën e kaluar kundërmilitantëve talebanë që i vranë prindërit.
Vajza mori kallashnikovin e familjes dheezekutoi dy prej militantëve si dhe plagosi disa të tjerë, thanë zyrtarëtlokalë në provincën Ghor.
Talibanët sulmuan shtëpinë e tyre sepse babai i vajzës ishtenjë mbështetës qeveritar, shtuan ata.
Një foto e vajzës duke mbajtur në dorë armën është bërëvirale në rrjet.
Pas ngjarjes, militantët erdhën për të sulmuar shtëpinë, nëfshatin Griwa, por u rrahën nga fshatarët dhe milicitë pro-qeveritare.
Zyrtarët thanë se vajza, qëbesohet të ishte e moshës midis 14 dhe 16 vjeç, dhe vëllai i saj i vogël ishin dërguarnë një vend më të sigurt.
Përdoruesit e mediave sociale e vlerësuan adoleshenten.
"Bravo për guximin e saj," citoi AFP të thoshteNajiba Rahmi në Facebook.
"Ne e dimë se prindërit janë të pazëvendësueshëm, porhakmarrja juaj do t'ju japë paqe relative," tha Mohamed Saleh, gjithashtunë Facebook.
Sipas mediave lokale, Ghor është një nga provincatperëndimore më të pazhvilluara të Afganistanit dhe incidencat e dhunës ndajgrave janë të larta.
Talibanët nënshkruan një marrëveshje paqeje me SHBA nëshkurt, por shumë prej anëtarëve të saj vazhdojnë të kërkojnë rrëzimin eqeverisë dhe kushtetutës aktuale Afganistan.