Shihni momentin e frikshëm kur dy vëllezër të vegjël hidhen nga dritarja për t’i shpëtuar zjarrit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2020, 07:58
Dyvëllezër kanë shpëtuar nga një zjarr në apartamentin e tyre pasi u hodhën ngadritarja dhe u kapën poshtë nga fqinjët. Ngjarja ka ndodhur në qytetin francez Grenoble.
Djemtë,nga 3 dhe 10 vjeç, nuk patën dëmtime gjatë rënies, por u dërguan në spital përthithjen e tymit.
Ngapamjet e fimuara shihet vëllai i madh duke hedhur vëllain tjetër në krahët efqinjëve në më shumë se 30 metra poshtë.
Më pas edhe vëllai i madh u ngjit në dritare, u hodh poshtë dhe u kap nga fqinjët. Një nga personat që kapën djemtë theu dorën, ndërsa një tjetër kishte pësuar një frakturë në kyçin e dorës.
Tëpaktën 14 banorë u shtruan gjithashtu në spital me thithje të tymit dhe dyzjarrfikës pësuan lëndime të lehta gjatë incidentit.
Shkaku i zjarrit mbetet nën hetim.