Samiti për lirinë e Iranit, Rajavi: Politika e duhur është vendosmëria, vlerësim Shqipërisë

Shqipëria ka marrë vleresime për debimin diplomatëve iraniane nga Presindetja e Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, Maryam Rajavi. Deklarata u bë në “Samitin Global për Lirinë e Iranit 2020”, ku morën pjesë qindra personalitete politike nga SHBA, Shqipëria dhe Europa.

Në ditën e tretë të “Samitit Global për Lirinë e Iranit 2020”, që u zhvillua online për shkak të pandemisë, u diskutua lidhur me terrorizmin e regjimit Iranian. Presindetja e Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, Maryam Rajavi, shprehu vlerësim për qendrimin e Shqipërisë në debimin e diplomatëve iranianë.

“Politika e duhur mund të përmblidhet në një fjalë të vetme: vendosmëri. Kjo do të thotë të heqim dorë me vendosmëri nga çdo gjë që mundëson veprimtaritë terroriste të regjimit, dhe t’i përgjigjemi me vendosmëri çdo akti kriminal... E përsëris. Lavdi vendeve të guximshme si Shqipëria, që qëndroi e vendosur dhe e dëboi ambasadorin e regjimit iranian duke i dhënë një goditje të rëndë këtij regjimi. Paqe pastë gjithmonë populli shqiptar.”

Ndërsa ministri për Diasporën, Pandeli Majko, tha se është e vështirë që të parashikohen pasojat e krizave të brendshme në Iran.

“Unë besoj që pasoja më e qartë do të jetë radikalizmi. Do të jetë një situatë e paparashikueshme. Në Siri, tragjedia e këtij shteti ka filluar pikërisht kur nuk kishte një opozitë të bashkuar. Në Iran, Muxhahedinët janë një platformë e besueshme opozitare dhe një alternativë për Iranin që të ketë një marrëdhënie të re me botën.”

Qindra personalitete politike nga SHBA, Shqipëria dhe Europa, si dhe një numër anëtarësh të Kongresit Amerikan, morën pjesë dhe folën në konferencë. Mes tyre Rudy Giuliani ish-Kryebashkiak i Neë York, Tom Ridge, ish-Sekretar i Sigurisë Kombëtare, si dhe disa ish-zyrtarë të SHBA, si edhe përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës në vendin tonë.

Konferencës iu bashkuan gjithashtu rreth 3000 anëtarë të Muxhahedinëve nga Kampi Ashraf.