"Diskot e pishinat me mik deputetë e shefa janë të hapura" Valteri i kërkon të ndërhyjë. Ruçi: Mirëkuptoni qeverinë

Deputeti i opozitës Halit Valteri i kërkon kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi të ndërhyjë te kryeministri Edi Rama për të rishikuar aktin normativ që ndalon hapjen e diskove dhe lokaleve të natës.

Halit Valteri: “Akti normative që ndalon lokalet me muzikë. Sot ju kërkoj ju si kryetar I kuvendit dhe si një nga njerëzit më të pushtetshëm dhe reputacion në PS të ndërhyni që të rishikohet ky akt normative dhe të bëhet plan financiar për këtë kategori.

Valteri denoncoi se ky akt normative po aplikohet me seleksionim.

Halit Valteri: Janë 60 mijë persona që punojnë dhe presin këtë sezon për të ushqyer familjet e tyre. Në Republikën e Shqipërisë sot ky akt normativ bëhet me seleksionim. Disa biznese që kanë lidhje me deputetë të zonës, shefa të policisë i mbajnë pishinat e klabet hapur të pamundurit nuk mund të hapin as qepenin se u shkojnë 20 furgona policie. Ju lutem bëjini thirrje ministrave e PS-së që të rishikohet.

Në kundërpërgjigje kryetari i Kuvendit kërkoi që të mirëkuptohet qeveria.

Gramoz Ruçi: “Duhet ta mirëkuptojmë ne që jemi këtu në sallë dhe bizneset që preken. Është me detyrim përcaktim si rezultat i arritje së fluksit të pandemisë koronavirus.  Askush nuk e dëshiron këtë. Ju lutem të lëmë emocionet e të bërit politikë me këtë cështje. Është me shumë dhimbje e ju keni të drejtë dhe ata kanë të drejtë por nuk varet as nga qeveria as nga unë e as nga ju

Ne foto: Deputeti Halit Valteri dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi