Edhe Gjykata e Apelit në kolaps. Shkarkohet Flutura Skënderi, 13 mijë dosje në pritje të gjykimit
Pas Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushteteutese, në kolaps për shkak të mugesës së gjyqtarëve eshte futur edhe Gjykata e Apelit e Tiranës. KPK ka shkarkuar këtë të enjte gjyqtaren e pestë brenda dy javëve Flutura Skënderi, duke e çuar në 14 numrin e gjyqtarëve të apelit nga 31 që duhet të jenë, ndërsa ne pritje të shqyrtimit janë 13 mijë çështje.
Apeli i Tiranës shume shpejt do të ketë fatin eGjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Gjyqtarët e kësaj gjykate janë në fazëne verifikimit dhe aktualisht po shqyrtohen nga KPK, e cila ka shkarkuar shumicëne tyre. Por numri i dosjeve është tepër i lartë.
RTV Ora ka mësuar zyrtarisht se ne pritje të gjykimitjanë aktualisht 12,820 dosje, numër që rritet çdo ditë ndërsa gjyqtarët eshkarkuar janë duke dorëzuar dosjet që ikanë rënë nga shorti, të cilat duhet të shortohen sërish për gjyqtarin e radhës.
Aktualisht në këtë gjykatë janë 14 gjyqtarë nga 31 qëduhet të ishin ne kushte normale , por ky numër pritet të jete edhe më iulët, pasi deri në 10 gusht që përfundonprocesi për shkak të pushimeve, në listë për të dalë në vetting janë gjyqtarë ekësaj gjykate.
Në këto kushte duhet të jete KLGJ që duhet të ndërhyjëpër të zgjidhur situatën, e cila mesaduket do të dojë muaj e ndoshta vite të kthehet në normalitet me këtë ritem, ndërsanë shqyrtim janë ende çështjet e vitit2016.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren Flutura Skënderi.
Flutura Skënderi ushtronte detyrën si gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë