Një person i armatosur merr peng rreth 20 vetë në Lutsk të Ukrainës

Rreth 20 vetë janëmarrë peng në perëndim të Ukrainës në qytetin Lutsk. Autoritetet kanëmobilizuar forcat e anti-terrorit dhe kanë rrethuar zonën, por ende pas disaorësh kërkesat e pengmarrësit janë të paqarta. Presidenti Volodymyr Zelensky qëpo e ndjek nga afër ngjarjen, tha se “po bëhet çdo përpjekje për të shmangurgjakderdhjen."

Një person i armatosur ka marrë peng rreth 20 vetë në njëautobus në perëndim të Ukrainës në qytetin Lutsk. Policia njoftoi për shkëmbimzjarri, por deri tani nuk njoftohen viktima. Nga ana tjetër janë të paqartakërkesat e pengmarrësit.

Zëvendësministri i Brendshëm Anton Herashchenko tha sepengmarrësi pretendon zotërimi e një bombe.

"Policia ka filluar një operacion të posaçëm për lirimin e pengjeve. Ndërkohë janë duke u zhvilluar negociata," tha zoti Herashchenko.

Autobusi ku ndodhen pengjet është rrethuar nga forca tëanti-terrorizmit, ndërsa banorëve të zonës u është thënë të mos largohen ngabanesat.

Zëdhënësi i policisë Yurii Kroshko thotë se është e paqartëse pfarë kërkon pengmarrësi.

"Ne po përpiqemitë negociojmë, po i telefonojmë pengmarrësit. Ai u përgjigj një herë, por mëpas jo," tha zëdhënësi.

Mediat ukrainase kanë shpërndarë Twitter-in e pengmarrësit, kujanë postuar edhe shumë kritika për figura të ndryshme politike, por përpolicinë është ende i paqartë shkaku dhe kërkesat e personit të fjalë.

Ngjarjen po e ndjek nga afër edhe presidenti ukrainas VolodymyrZelensky.

"Po bëhet çdo përpjekje për të shmangur gjakderdhjen," tha ai.