Vaksina anti-covid e Oksfordit jep rezultate, shkencëtarët: Mbi 1 mln doza gati në shtator

Vaksina ekperimentale e Oksfordit po jep rezultate shumë pozitive. Shkëncëtarët britanikë kanë theksuar se ajo ka nxitur një përgjigje imunitare tek qindra persona të cilët ishin pjesë e eksperimentit. Shkëncëtarët besojnë së në shtator do të kenë gati mbi 1 milionë doza të vaksinës.

Vaksina eksperimentale kundër covid 19 që po zhvillohet ngashkencëtarët e Universitetit të Oksfordit po jep rezultate premtuese. Testimi isaj ka nisur në muajin prill tek rreth 1 mijë persona të moshës nga 18 deri 55vjeç dhe të dhënat kanë treguar se ka nxitur një përgjigje imunitare tek qindrapersona të cilët ishin pjesë e eksperimentit.

“Po shohim një reagim të mirë imunitar tek pothuajse të gjithë pacientët. Ajo çka bën këtë vaksinë të veçantë është se nxit të dy krahët e sistemit imunitar”, u shpreh drejtori i Institutit “Jenner” në universitetin e “Oksfordit”, doktor Adrian Hill.

Vaksina ka shkaktuar edhe një reagim të të ashtuqujturaveqelizat T të trupit, të cilat ndihmojnë në luftimin e koronavirusit.

“Ka dëshmi në rritje se të kesh një përgjigje nga qelizat T si dhe antitrupa, mund të jetë shumë e rëndësishme në kontrollin e COVID-19”, tha Hill. Ai sugjeroi se reagimi imunitar forcohej pas injektimit të një doze të dytë të vaksinës.

Shkencëtarët britanikë janë ende në proces prova më të gjeraklinike për të vlerësuar efektivitetin e vaksinës, që përfshijnë rreth 10 mijëpersona si në Britani ashtu edhe në SHBA, Afrikë të Jugut dhe Brazil. Ata janëoptimistë se me shumë  mundësi mbi 1milionë doza do të bëhen gati në muajin shtator. Vaksina po prodhohet në bashkëpunimme firmën farmaceutike AstraZeneca.