"BOOM" - Burrë e grua, por në Gjendjen Civile figurojnë si vëlla e motër
Për shkak të gabimeveapo pakujdesive të bëra nga punonjës të Gjendjes Civile shumë qytetarë po përballen sot me shqetësimeserioze.
Emisioni investigativ"BOOM" në RTV Ora, solli ditën e sotme (21 korrik) rastin e z.DritanAllajbej nga Peshtani , Njësia Vërtop,Poliçan i cili n shkurt të vitit 2019, kashkuar pranë Arkivit të Gjendjes Civile Berat për të marrë një certifikatë martese.
Nga akti i përkthyerka vënë re se edhe bashkëshortja e tij kishte të njëjtën nënë , pra DritanZenepe Allajbej dhe Luftime ZenepeAbazaj, kur nëna e bashkëshortes quhet Myzejen, pra emri i nënës së të dyveështë i njëjtë.
Allajbej: Certifikata e martesës epërkthyer, më duhet për të plotësuar dosjen për në Ambasadën Amerikane , meqëllim bashkimin familjar me të afërmit e mi në ShBA. Por se një certifikatë menjë gabim të tillë e ndali nga procesin e shumëpritur. Punonjësi më ka thënë sekështu është hedhur në sistem dhe se për këtë duhet t'i drejtohet gjyqit si evetmja mënyrë për ta zgjidhur këtë problem.
Qytetari thotë se nukka mundësi ta ndjekë në rrugë gjyqësore. Për të vërtetuar të dhënat e sakta, "BOOM"shkoi pranë zyrës së Gjendjes Civile pranë Njësisë Vërtop ku çdo e dhënë është e vërtetë.
Punonjësja e Gjendjes Civile: Gabimiështë bërë te libri i aktit të martesës dhe për pasojë të dhënat janë pasyruar gabim në Arkivin e Gjendjes CivileBerat .Por ,mendoj që nëpërmjet një vërtetimi, kjo gjë mund të rregullohet. Nësistem janë vënë re gabime.
Më pas"BOOM" e ndoqi rastin deri tek Arkivi i shtetit. Në një intervistë përpunonjësin e këtij institucioni ai shprehet se nisur nga eksperienca këtopasaktësi merren parasysh në ambasadë në rast se i bashkangjiten një sërë vërtetimesh të tjeratë sakta që vërtetojnë se bëhet fjalë për të njëjtin person.
Sipas tij problemi kalindur që kur është firmosur akti i martesës nga të gjitha palët. Nëse qytetarikërkon të vërtetojë pikërisht vetëm këtë fletë nga arkivi, mund t'i drejtohetgjykatës, por e quan me vend që në dosje për në ambasadë të bashkangjisëcertifikatat e tjera si dhe vërtetimet.
Ndërkohë, qytetari nukpranon t'i drejtohet gjyqit.