Artistët: Ndalni koncertet e Veliajt
Për të dytën ditë me radhë këngëtarëe muzikantë protestuan para Kryeministrisë kundër vendimit për ndalimin emuzikës pas orës 20:00. Ata njëzëri kritikojnë qeverinë, të cilën e akuzojnë senga njëra anë lejon koncertet e zhvilluara nga kryebashkiaku i Tiranës, ErionVeliaj dhe ndalon ata që po punojnë të mbijetojnë.
"Veliaj që organizon koncertet e bashkisë, nuk janë rrezik për infektim?"
"Këta duan ti bëjnë koncertet vetë, ti marrin vetë. Të na ftojnë dhe ne, të na paguajnë dhe jemi në rregull."
"Ai merr vetëm artistë të huaj dhe u jep 100 mijë euro."
Artistë emuzikantë që tashmë kanë mbetur pa punë nga mbyllja e klubeve të natës e shohinmë të rrezikshme aktivitetet e kryebashkiakut, Erion Veliaj.
Ndaj e cilësojnënjë vendim të padrejtë që penalizon një pjesë të artistëve.
"Popunohet me standarde të dyfishta. Rreziku më i madh është transporti publik dheai punon, ne jo. Ose të punojmë të gjithë, ose asnjë."
"Virusi në nuk ka orar, nuk mund ti vësh orar. Nuk është e drejtë."
"Policia të mos ushtrojë dhunë ndaj nesh, kemi arshur për të drejtat tona."
Muzikantët ekëngëtarët janë përballur në ditën e dytë të protestës me forcat e Shqiponjadhe ato të rendit.
Nuk janëlejuar të protestojne me argumentin se jemi në situatë pandemie.
Disa prejprotestuesve janë marrë edhe me forcë.
Atakundërshtojnë aktin normativ të qeverisë që ndalon hapjen e club-ve dhe diskovepas orës 20:00, pasi e cilësojnë vendim të padrejtë.
Në protestëishte edhe kompozitori Robert Radoja, i cili u shpreh i indinjuar nga ky vendimi qeverisë.
Robert Radoja: Dolasi të gjithë kolegët dhe studentët e mi që merren me muzikën dhe transmetojnëvirus me tinguj. Është e palogjikshme dhe e pakuptishme. Gjithë ditën njerëzitqëndrojnë në kafe dhe dëgjojnë muzikë dhe nuk infektohen psa orës 20 të darkësinfektohen.
Nën sloganin“Muzika nuk vret”, artistët protestuan edhe të hënën, kur u proceduan 12persona, të akuzuar për grumbullim të paligjshëm dhe prishje te qetësisëpublike.