Ligjet i japin ok “5 qershorit", Rama takon pasdite Murrizin për ndryshimet kushtetuese

Ashtu siç ishindakordësuar Gjiknuri dhe Bylykbashi në Këshillin Politik, deputetët e Komisionittë Ligjeve miratuan pa ndryshim marrëveshjen e 5 qershorit.

Ndryshimet në kodinzgjedhor u miratuan nen për nen dhe në tërësi me disa ndryshime teknike tëdakordësuar, por deputetët socialistë dhe të pakicës parlamentare, Komisioni Parlamentarkishte vetëm detyrën noterit dhe respektimin e procedurës parlamentare, pasi tëdetyruar nga 5 qershori nuk mund të bëheshin ndryshime.

Gjiknuri: Kemi rënë dakord edhe në marrëveshje për mos pasur keqkuptim, nëse ka probleme të teknikës legjislative, sepse këto ndodhin nëpër ligje, për gjërat që nuk ndryshojnë kuptimin dhe përmbajtjen kemi rënmë dakord ti rishikojmë ato.

Miratimi iprojektligjit erdhi një ditë pas takimit të kryeministrit Rama me përfaqësuesite PD në Këshillin Politik, dhe tashmë ky dokument pritet të shkojë në seancënplenare për të marrë votën e 84 deputetëve.

Por paralelishtsocialistët vijojnë të jenë të bindur për të mos u tërhequr nga ndryshimetkushtetuese, të cilat po mbrohen më shumë nga mazhoranca se sa nismëtarët epakicës parlamentare.

Madje vetëkryeministri Rama me anë të një statusi në facebook e ka bërë të qartë se hapjae listave është e rëndësishme për ta, por prekja e Kushtetutës pa miratimin eopozitës së bashkuar ka shqetësuar jo pak ndërkombëtarët.

Për më shumë se 60minuta ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar takime në kryeministri përt’i bërë të qartë qeverisë së majtë qëndrimin e SHBA.

Por burime bëjnë me dije se përveç Ramës, Kim ka zhvilluar edhe takime të tjera në selinë e qeverisë për çështje të lidhur me sigurinë, madje në të njëjtën kohë me diplomaten në kryeministri ka qenë i pranishëm edhe kreu i SHISH, Helidon Bendo.