"Kërcënon" Agron Duka: Nuk futemi në zgjedhje nëse nuk garojmë si opozitë e bashkuar

Kryeministri Edi Ramaduket i vendosur për realizimin e ndryshimeve kushtetuese për reformënzgjedhore pavarësisht se ka deklaruar për miratimin e marrëveshjes së 5qershorit.

Kryetari i partisëAgrare Ambjentaliste, Agron Duka e ka kritikuar qëndrimin e mazhorancës përhapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore duke e cilësuar si njëtentativë për vendosjen e një sistemi monopartiak.

Në një intervistë përOra News ai i ka shprehur "besnikërinë" koalicionit të opozitës sëbashkuar duke deklaruar se do të hyjë në zgjedhje vetëm me ta.

Duka: Nëse këto ndryshime kushtetuesekalojnë me votën e mazhorancës dhe të opozitës parlamentare do të thotë që atai vendosin rregullat e lojës vetë, hyjnë në zgjedhje vetë. PD dhe opozita mundtë kenë bërë veprime të diskutueshme si djegia e mandateve, në këtë rast ka tëgjithë të drejtën për të mos hyrë më në zgjedhje. Ne sapo filluam të mësoheshimme këto rregulla loje që u dakordësuan. Filluam takimet në strukturat bashkë qëtë konuronim në ato kolegjime që bëm kodin zgjedhor. Ne duhet ta marrim vesh sesi do të shkojë kjo punë. Ato do të shkojmë me lista gjysmë të hapura. Ky ështënjë mashtrim që ju bëhet atyre që kërkojnë gjatë gjithë kohës listat e hapura.

Unë nuk mendoj se do kalojë kjo. Nëse kalonnatyrisht unë do i nënshtrohem vendimit të opozitës së bashkuar. Të garojmë tëvetëm do të thotë të legjitimojmë të gjithë maskarallëqet që bën Rama. Deri nëkëto momente ne themi që këto janë padrejtësi e ne të shkojmë e të futemi nëzgjedhje nëse opozita e bashkuar jo? Nuk mund ta bëjmë. Unë kam shumë dëshirë qëtë udhëheq listat e partisë Agrare me të gjitha mënyrat dhe maskarallëqet qëmund të bëjnë këta kundër partive të vogla. Opozita e bashkuar duhet të luftojëme të gjitha mënyrat demokratike. Çfarë do të zgjedhin ata, do të jem dhe unë.Nëse ata  nuk hyjnë në zgjedhje atëherëas unë. Nuk mund të dal i vetëm për të luftuar thjesht për të plotësuar vendinnë Parlament.

E parë në syrin pragmatis, ne ndjehemi fitues përballëmazhorancës elektorale dhe e dyta është e padrejtë t'i mohosh të drejtën partivepolitike. Përveç llogaritjes së votave, unë mendoj që është një e drejtëlegjitime që partitë të garojnë edhe të bashkuar. Nuk ka pse ta heqësh me tëligj këtë. Edhe nëse bën lista të hapura, atëherë mund të garojnë brenda njëliste. Mazhoranca mund të bëjë çfarë të dëshiroj nëse mendojnë që të instalojnënjë regjim monopartiak siç ka qenë. Nëse populli shqiptar do të jetë kaq pasiv,nëse ndërkombëtarët nuk do të vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim që kanëpasur për reformën në drejtësi. Ishin ata që i ulën mazhorancën dhe opozitën.

Intervista në studio me gazetarenSiklajda Shorja, përgatiti Endi Mullaj