Situata e koronavirusit në Shqipëri, 4 viktima dhe 119 raste të reja në 24 orë
Situata ekoronavirusit në Shqipëri vijon të mbetet serioze ku është rritur sërish numrii të shtruarve në spitale me simptoma të rënduara.
Gjatë 24 orëve tëfundit në Shqipëri u shënuan 4 viktima si pasojë e koronavirusit ku në totalnumërohen 117 viktima.
Gjithashtu u shënuan 119raste të reja nga 482 teste të kryera. Numri i përgjithshëm i të infektuarve është4290.
Viktima - Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4qytetarë: Një 67 vjeçare nga Tirana dhe një 82 vjeçar nga Vlora në spitalinInfektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” një 75 vjeçare nga Malësia e Madhedhe një 80 vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Të shtruar - Megjithë të shëruarit, vijon të ketë rritje të të shtruarve në spitaletCOVID. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin“Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4pacientë janë të intubuar.
Të infektuar - Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 482testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 119raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është sivijon - 69 raste në Tiranë, 8në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 rastenë Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhenga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe.
Të shëruar - Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë duke e çuar numrin etë shëruarve në 2,397 që nga fillimi i epidemisë.
Apeli i ministrisë
Ministria eShëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisëpër mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk ështëe mundur të ruhet distanca fizike. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve tëshmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim tëpërhapjes së infeksionit. Në rast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhetelefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.
COVID-19 – Statistika (21 Korrik 2020)
Testime totale 36388
Raste pozitive 4290
Raste të shëruara 2397
Raste Aktive 1776
Humbje jete 117 (Qarku Tiranë 60, Shkodër 20, Durrës 17,Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipasqarqeve:
Tiranë 893
Durrës 201
Shkodër 201
Vlorë 100
Lezhë 89
Korçë 63
Kukës 52
Elbasan 51
Fier 43
Berat 35
Dibër 26
Gjirokastër 22