Veliaj zero punime në Tiranë, LSI: Sheshi "Skënderbej" e bulevardi, qepen e shqepen si qilimi i Penelopës

Njëtjetër denoncim është adresuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim në adresë tëkryebashkiakut të Tiranës.

Sipasanëtares së Kryesisë, Eriona Bixha, infrastruktura e Tiranës është lënë terësishtnë harresë dhe rrugët janë në mëshirë të fatit.

Bixha: I emëruari në Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj flet e fletpafund në daljet e tij publike për Tiranën policentrike, flet përinfrastrukturë, investime, zhvillim ekonomik e kulturor që duhet të ketë në të27- njësitë administrative, por e vërteta e hidhur është që për Erion Veliajn,Tirana fillon e mbaron tek sheshi Skënderbej dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”që qepet e shqepet si qilimi i Penelopës për të zhvatur para.

Anëtarja e kryesise së LSI-së ka prezantuar edhe pamjet  e situatës në disa njësi administrative të Tiranës, duke faktuar kështu gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhen rrugët e kryeqytetit.

Bixha: Njësia administrative numër 1- Rruga “Arben Lami”, mungesë asfaltimi,mungesë trotuarësh, mungesë ndriçimi etj. Njësia administrative numër 2, rrugëtnë zonën ‘Depo e Ujit’, janë të gjitha të braktisura nga Bashkia. Njësiaadministrative numër 3, rruga ‘Arkitekt Sinani’. Njësia administrative numër 4,rruga ‘Peci Dado’. Njësia administrative numër 5, rruga tek shkolla “MuratToptani”, Selitë.Njësia administrative numër 6, rruga “Shaban Bardhoshi”. Njësiaadministrative numër 7, rruga “Dafinave”, tek Fusha e Aviacionit. Njësiaadministrative numër 8, rruga ‘Ymer Sallaku’.Njësia administrative numër 9,rruga ‘Albanopoli’. Njësia administrative numër 10- Rrugica që lidh rrugën‘Islam Alla’ me rrugën ‘Him Kolli’. Njësia administrative numër 11, rruga tek‘çerdhja 59’.

SipasBixhos, përveç investimeve të munguara, pamjet dëshmojne qartë realitetin e trishtëqë kryebashkiaku Veliaj u ka servirur banorëve të kryeqytetit, duke shkatërruarrrugët me mjetet e tonazhit të rëndë për ndërtimin e kullave të radhës.