Kërcënimi me lëndë plasëse në Laprakë, autori: Kisha konflikt me djalin për çështje parash
Një sasi lënde plasëse është vënë mëngjesin e të martës në banesën e një 47-vjeçari në kryeqytet. Nga shpërthimi fatmirësisht ka vetëm dëme materiale, ndërsa policia ka vënë në pranga autorin, i cili është një 26-vjeçar. Ai ka pranuar autorësinë para oficerëve të policisë, duke u shprehur që e kishte vënë pas konflikteve me djalin e pronarit të banesës.
Një sasi lëndë shpërthyese artizanale është vendosur në banesën e 47-vjeçarit Gjergj Llazi në zonën e Laprakës në kryeqytet.
Nga shpërthimi janë shkaktuarvetëm dëme materiale, ndërsa policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar.
Ai është 26-vjeçari, EngjëllMyslimi, i cili ka pranuar para oficerëve të policisë autorësinë e ngjarjes, mepretendimin se ka patur një sherr me djalin e pronarit të banesës.
Sipas tij, sherri ka qenë përçështje parash, që djali i kryefamiljarit Llazi i kishte 26-vjeçarit, porburime nga policia bëjnë me dije se dyshohet dhe sherr për sa i përket lëndëvenarkotike.
Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, kanë ndihmuar pamjet e kamerave të sigurisë së zonës, por dhe dëshmia e familjarëve para oficerëve të policisë.
"Isha në gjumë me familjarët e jmi. Ka ardhurpolicia para se të hapja derën unë. Nuk kam pasur asnjë konflikt me asnjëperson."
Lënda shpërthyese ështëvendosur në derën kryesore në katin e dytë të kësaj godine, ku jeton prej 15vitesh familja Llazi.
Në momentin e ngjarjes në banesë ka qenë vetëkryefamiljari së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët.
Shpërthimi ka qenë i fuqishëm duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.
I riu i arrestuar për këtëngjarje, Engjëll Myslimi, tashmë do të përballet me drejtësinë për veprënpenale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”.
Lexo edhe: Laprakë: Shpërthen lënda plasëse në derën e shtëpisë, 47-vjeçari mohon konfliktet