Policia e Shtetit shpall aplikimet për studentët ekselentë, ja kriteret që duhen plotësuar
Shpallen aplikimet për pranimin në akademinë esigurisë për studentë që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimittë lartë me mesatare të notave mbi 8, për disa degë të caktuara.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetitka përcaktuar kriteret për rekrutimin e studentëve që kanë përfunduaruniversitetin me rezultate të larta dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë sëShtetit.
Policia njofton se aplikimet bëhen pranëDrejtorisë Vendore të Policisë ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm dhepërfundojnë më datë 20 gusht 2020.
Dosja fizike e aplikimit duhet të dorëzohet pranë Drejtorive Vendore të Policisë ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.
Ndërkohë, shkarkimi i formularit të aplikimit mund të bëhet online te adresa e dhënë nga policia e shtetit.
Kuotat e pranimit në Policinë e Shtetit janëpër të rinj që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartënë shkenca juridike, ekonomike dhe kompjuterike.
Kriteret e përgjithshme për pranimin e këtyrekandidatëve në Akademinë e Sigurisë:
- të jenë shtetas shqiptarë;
- të mos jenë të përjashtuar nga Policia eShtetit, strukturat e tjera të Sigurisë Kombëtare apo të jenë larguar ngashërbimi civil;
- të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- të mos kenë shenja të dukshme (tatuazh) nëpjesët që nuk mbulohen nga uniforma verore e Policisë;
- të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhetë aftë fizikisht për të kryer detyrën;
- të mos jenë të dënuar me vendim gjykate tëformës së prerë, për kryerjen e ndonjë krimi apo për kryerjen e ndonjëkundërvajtjeje penale me dashje;
- të jenë të pajisur me vërtetim besueshmërie;
- të kenë dëshmi të aftësisë së drejtimit tëautomjetit të tipit “B”;
Ndërsa kriteret e veçanta që duhet tëplotësojnë aplikantët për t'u pranuar në këtë cikël janë:
- të kenë përfunduar ciklin e parë dhe të dytëtë studimeve në shkencat juridike, shkencat ekonomike (degët ekonomi, financë)ose shkencat kompjuterike (degët informatikë, elektronikë):
- të jenë nën moshën 30 vjeç;
- të kenë mesataren e cikleve të studimit mbi“8”;
- të jenë me gjatësi jo më pak se 170 cm përmeshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat;
- të kenë njohuri të gjuhës angleze në nivelinmbi 60 pikë sipas standardit ALCPT.