Bardhi: Rama gënjen për qëllimin e vërtetë të ndryshimeve kushtetuese, frikë nga humbja e pushtetit
Pas deklaratës sëkryeministrit Edi Rama ku shfaqet i vendosur për ndryshimet kushtetuese, kareaguar dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
Përmes një postimi nëFacebook, Bardhi shkruan se Rama kërkon gjithmonë të fshehë qëllimet e vërtetatë ndryshimeve.
Postimi në Facebook:
Sa herë hap gojën, Edi Rama gënjen për qëllimine vërtetë të ndryshimit me urgjencë dhe në mënyrë të njëanshme të Kushtetutës.Kjo lojë e pistë po i nxjerr në pah tmerrin që ka nga zgjedhjet dhe humbja epushtetit.
Shikojeni vetë me zë dhe me figurë! Shikoni dhedokumentat zyrtare të Komisionit të Ligjeve, që e faktojnë një kryeministër, icili gënjen pa u skuqur. Me firmën e Gramoz Ruçit, shkruhet e zeza mbi tëbardhë se qëllimi i ndryshimit të njëanshëm të kushtetues është heqja ekoalicioneve parazgjedhore.
Asnjë gënjeshtër e Edi Ramës nuk e mbulon dot këtë të vërtetë!