Policia reagon ndaj Berishës për kanabisin në Lezhë: Le ta provojë me pamje, në të kundërt është shpifje

Policia e Shtetit ka reaguar ndaj një postimi nëFacebook të ish-kryeministrit Sali Berisha, sipas së cilit, u zbuluan 15 mijëbimë narkotike në Kashnjet të Lezhës.

Në denoncimin e publikuar, Berisha thoshte se parcelatnuk prekeshin, pasi kultivuesit janë kushurinj të Eduard Ndrecës, kryetarit tëPartisë Socialiste në Lezhë.

Përmes një deklarate, Policia e Shtetit përgënjeshtroi statusin e publikuar sot në rrjetetsociale nga Berisha, ku sipas këtij institucioni, nuk është as i pari dhe as ivetmi i këtij lloji.

''Nëse z. Berisha deklaron se 15 mijë bimë janë lënë pa prekur nga Policia, le të ftojë mediat dhe ta provojë me pamje atë që pretendon. Kjo do të ishte shumë e thjeshtë për t’u bërë. Në të kundërt, nëse ai nuk mundet ta bëjë këtë gjë elementare, atëherë publiku duhet të mbajë shënim se kjo është një shpifje si shumë të tjera të bëra prej tij'', thuhet në reagimin e policisë.

Postimi i Berishës në Facebook

Zbulohen 15 mije rrenje kanabis ne Kashnjet.

General Hashshi urdheron te mos preken! Mbrohen nganarkoshteti!! sb

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Pershendetje zoti berisha! Nisur nga denoncimi qe jupublikuat per kanabizimin ne qarkun e lezhes, 2dite me pas disa oficere tendershem te shcba shkuan ne kontroll ne zonen malore te kashnjetit ku hasen nenje parcele me 15mije bime kanabisi. Gjate kqyrjes se parcelave jane gjeturtelefonat qe kultivuesit komunikonin me shefin e komisaritatit te lezhes niknikolli i cili eshte pjese e ksaj veprimtarie kriminale.

Nga ana e ardi veliut kjo ngjarje po mundohet te kaloje pa shume zhurme parcelat nuk jane porekur pasi kultivuesit ne fjale jane kushurinj te eduart ndreces kryetarit te ps lezhe.Gjithashtu lidhur me denoncimin tuaj ne nje emision investigativ nga gazetaret ne terren u zbulua nje parcele kanabisi ne fshatin gallate kurbin.Serish asnje mase nga ardi veliu dhe grupi i tij kriminal ne krye te policise shtetit shqiptar! Pune te mbare zoti berisha.