Kume përgenjështron Ramën: Ndryshimet kushtetuese i zhbëjnë koalicionet
Heqja e termit “koalicion”nga Kushtetuta, sipas ekspertit për çështjet zgjedhore Kristaq Kume, përkundërsa thotë kryeministri, i ndalon partitë të garojnë të bashkuara. Sipas tij, KomisioniQëndror i Zgjedhjeve do të refuzonte partitë politike ti regjistronte sikoalcion për sa kohë në Kushtetutë dhe kod nuk do ishte një parashikim i tillë.Lista e hapur mbingarkon procesin e administrimit, thotë Kume, por kjo nukzgjidhet nga koalicionet.
"Do ti bëjmë koalicinet si në Gjermani dhe si në çdovend të Europës. Koalicionet janë program dhe listë e përbashkët" deklaroikryeministri Rama në Kuvend seancën e të enjtes.
Por për ekspertin e zgjedhjeve, Kristaq Kume, ndryshimetkushtetuese të paraqitura nga opozita parlamentare dhe të mbështetura nga PD,janë heqje e kolicioneve.
Ai thotë se me ato parashikime kushtetuese, KQZ do tërefuzonte të regjistronte partitë politike në koalicione.
Kume: Sipas draftit do tëlejohet nesër që të paraqesin lista kandidatësh vetëm partitë politike oseqytetarët, që do të thotë bashkime të partive politike nuk do të kenë mundësi qëtë paraqesin lista të tilla. Edhe nëqoftëse do të kemi bashkim partish të cilatdo të duan të garojnë sëbashku të gjitha për ta bërë të mundur këtë gjë duhet tëgarojnë vetëm me një listë të përbashkët dhe sëbashku të regjistrohen si njëparti politike në gjykatë sepse në të kundërtën nuk mund të realizohet regjistrimii listës së tyre ose si subjekte zgjedhore në KQZ përsa kohë Kushtetuta thotëparti politike dhe qytetarë.
Hapja e listave meheqjen e kolicioneve nuk janë të lidhura me njëra-tjerën, thotë Kume.
Sipas tij, lista e hapur e mbingarkon procesin eadministrimit të votës dhe këtë sipas tij nuk e zgjidh heqja e kolicioneve siçpretendon Kryeministri.
Kume: 10 parti të cilatdonin që të garonin përmes koalicioneve si një koalicion secila me listë mëvete. 30 kandidatë në një listë shumëzuar për 10, 300 kandidatë në koalicion. Nuklejohen të garojnë në koalicion por sindalon do të garojnë secili më vete, a do të kenë prapë 300? Po, prapë 300 do tëkemi.
Por eksperti Kume kritikon edhe formulën për listat e hapura.
Sipas tij mënyra si është shkruar në draft, vetëm votim melistë të hapur nuk mund të jetë.
Kume: Kjo vetëm hapjeliste nuk mund të jetë sepse në garë do të mbeten dhe deputetë do të jenë njëpjesë e konsiderueshme e kreut të listave dhe shumë pak do të jenë në ulëset eKuvendit të Shqipërisë kandidatë të cilët do të marrin vota preferenciale ngazgjedhësit.