Fier, organizuan aktivitet me muzikë, policia pezullon aktivitetin e klubit të natës
Pavarësisht seqerveria shqiptare mori vendim për ndalimin e aktiviteteve të klubeve të natës,kjo duket se nuk i kanë ndaluar pronarët të organizojnë festa të tilla.
Policia e Fieritpezulloi aktivitetin e një klubi nate mbrëmjen e djeshme (20 korrik) për njëperiudhë 1 vjeçare.
Më herët ky subjektkishte marrë një gjobë prej 1 mln lekësh të vjetra.
"Në vijim të kontrolleve për parandalimine përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020 dheAktit Normativ Nr. 30 datë 20.07.2020, Neni 1 pika 7/1 për "Mosrespektim të detyrimit të mbylljes sëklubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyrenë mjedise të mbyllura ose të hapura nga subjektet", shërbimet eKomisariatit të Policisë Fier kanë konstatuar mbrëmjen e djeshme një subjektnight club me muzikë që ushtronte aktivitetin në mënyrë të kundërligjshme" - njofton policia
Policia e Fieritapelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, tërespektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, meqëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.