Koalicionet si Gjermania? Afrim Krasniqi: Po krahasohet nata me ditën

Politologu Aferim Krasniqi analizon ndryshimet kushtetuese dhe draftin e Kodit Zgjedhor qe kaloi sot Komisioni i Ligjeve. Në një intervistë me skype për RTV Ora, Krasniqi argumenton se këto të dyja janë kundërshtuese dhe nuk kanë lidhje me njëra tjetrën.

Krasqini nënvizon se dhe të krahasosh Shqipërinë me Gjermaninë sa i takon koalicioneve, është si të krahasosh natën me ditën dhe e argumenton pse. Rama, - thote Krasniqini, - ka shpallur ambicien e tij për një mandat të tretë dhe në funksion të kësaj po përdor të gjithë mekanizmat ligjorë e politikë që ka në dispozicion dhe e tillë është nisma me deputetët aktualë në parlament për ndryshimin e kushtetutës."

Pjese nga analiza e politologut Afrim Krasniqi


"Në mënyrë automatike, ndryshimet kushtetuese dhe drafti i Kodit Zgjedhor qe kaloi sot ne Komisionin e Ligjeve përjashtojnë njëra tjetrën, sidomos në mënyrën si u kaluan. Po ju jap një detaj. Drafti i kaluar sot në komisionin e ligjeve përmend në mënyrë të vazhdueshme "koalicion", ndërkohë ndryshimet kushtetuese pamundësojnë çështjen e koalicionit si subjekt zgjedhor.

Detaje të tilla  që tregojnë se kemi të bëjmë me dy ecje paralele me qëllimin për të pasur një vendimmarrje politike më 30 korrik, datë e lajmëruar nga maxhoranca.

Fakti që termi koalicione është në  Kushtetutë dhe hiqet tregon se ka një ndryshim themelor, të cilin besoj se kryeministri e kupton.

Retorika e kryeministrit është në funksion të axhendës së tij personale e politike. Ka shpallur ambicien e tij për një mandat të tretë dhe në funksion të kësaj po përdor të gjithë mekanizmat ligjorë e politikë që ka në dispozicion dhe i tillë është nisma me deputetët aktualë në parlament për ndryshimin e kushtetutës.

Ndryshimi u bë në mënyrë të përshpejtuar me një proces konsultimi dy javor me sistem online në situatën e jashtëzakonshme dhe përbën një rast unik në historinë e vendeve demokratike në Europë.Është një zhvillim për standardin e demokracisë dhe shtetin e së drejtës.

Vetë kryeministri kur ishte në opozitë premtoi një sjellje krejt tjetër institucionale dhe premtoi që ato që do ishin reformat ë mëdha do të kalonin në konsultim me qytetarët.

Përdorimi i premtimit për lista të hapura është më shumë një konsum politik i ditës sesa një reformë reale e përfaqësimit në Shqipëri.

Fakti që vetë partitë nuk kanë zgjedhje brenda tyre përfshi dhe PS-në dhe nuk kemi procese të pranuara, kur ka zgjedhje brenda tyre, dhe nuk respektohet as ligji i partive politike as demokracia e brendshme do të thotë që pritshmëria që kjo të ndodhë përmes ndryshimeve kushtetuese është më shumë teorike se praktike. Dhe përpjekja është më shumë për të fituar kredenciale dhe avantazhe në tavolinë sesa për të pasur standard të ri të proceseve zgjedhore.

Nëse miratohen ndryshimet kushtetuese, do të kemi lajm pozitiv, pasi të paktën do të kemi një hapje deri diku të një kategorie të caktuar, 70% të listave sic është thënë, por nga ana tjetër do të kemi një konstestim automatik të procesit të tashëm zgjedhor dhe penalizim ndërkombëtar për Shqipërinë. Mendoj se përfitimi është minimal në raport me koston që do të sjellë  për Shqipërinë.

 A mund te krahasohemi me Gjermanine?

Afrim Krasniqi: Përpjekja për të gjetur modele ndërkombëtare për të justifikuar vendimet e brendshme është abuzim dhe spekulltative për dy arsye.

Së pari në Gjermani kemi sistem krejt tjetër zgjedhor ku është harmonizuar përfaqësimi maxhoritar me kontestimin proporcional, në Shqipëri nuk e kemi.

Në Gjermani kemi një përbërje parlamentare që nuk është parashikuar në Kushtetutë dhe përbërja ndryshon në varësi nga pjesëmarrja e qytetarëve në votim.

Partitë kanë të drejtë të bëjnë koalicione.

Në Gjermani nuk kanë qenë në Kushtetutë e vendosur heqja e koalicionet dhe nuk e ka ndryshuar njeri, sic po ndodh në Shqipëri. Prandaj të krahasosh Gjermaninë me Shqipërinë është abuzim i pastër, dhe është si të krahasosh natën me ditën. Do të duhet të kërkojmë modele të tjera krahasimore.

Në dijeninë time nuk ka asnjë model në Europë që në mënyrë taksative e pamundëson koalicionin dhe ndalon koalicionet në mënyrë shprehimore siç e bëjnë ndryshimet e reja kushtetuese. Sic nuk ka asnjë vend perëndimor që mund të ndryshojë Kushtetutën për dy javë dhe në situatë të jashtëzakonshme sic është rasti shqiptar.

Prandaj para se të shkojmë atje të marrim standardet e mira të komisionit të venecias dhe të ODIHR për të parë kush janë standardet zgjedhore dhe të bëjmë një reform reale. Reforma reale kërkon rregullimin e legjislacionit për partitë politike, por për këtë askush nuk flet. "


Ndiqni intervisten e plote ne video.