Shfrytëzoi seksualisht adoleshenten dhe i vuri tritol në banesë, lihet në burg 23-vjeçari

Ky është Alket Brata (në foto), 23 vjeçari nga Kruja i akuzuar për shfrytëzimin seksuale të një 17-vjeçareje dhe tritol vënien në banesën e saj pas denoncimit në polici.

Gjykata e Krujës vendosi ta mbajë në burg për akuzat që janëngritur ndaj tij në një seancë me dyer të mbyllura për shkak të protokolleve tësigurisë për shkak të koronavirusit.

Brata bashkë me 5 persona të tjerë akuzohen nga Policia sedroguan dhe  shfytëzuan seksualisht tërenë nga Fushë Kruja, ndërsa dyshohen edhe për veprimtari në fushën enarkotikëve.

Për këtovepra akuzohen edhe Edison Çangu, Fatjon Leka, Leonard Stafa, Arbis Shima dheAmeld Merlika, për të cilët gjykata ka caktuar më herët masat e sigurisë.

Pas arrestimit të bashkëpunëtorëve, 23-vjecari dyshohet sehodhi një sasi tritoli në banesën e vajzës, që fatmirësisht nuk shpërtheu.

Ata uvunë në pranga në kuadër të operacionit të koduar "Nikla", për të cilin policia tha se ishte finalizimi një punë hetimore disa mujore.