Vrasja e vëllezërve Haxhia: Burg për 3 autorët, dënim në mungesë për Tao Çelën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2020, 14:50
Gjykata kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar vendosi masën e sigurisë ''Arrest me burg'' për Albin Ndocin dhe Klevis Allën, të akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia më 27 prill në Durrës.
Gjithashtu, GJKKO rikonfirmoi masën e sigurisë ''Arrest me burg'', në mungesë për Tao Çelën.
Vrasja e dy vëllezërve ndodhi më 27 prill të këtij viti (2020).
Ata u zunë në pritë dhe drejt tyre u qëllua me 60 plumba.