Durrës: Zaptoi plazhin me shezlongë, procedohet penalisht 64-vjeçari
Vijojnë kontrollet në plazhe, për evidentimindhe ndëshkimin e atyre personave që zaptojnë hapësirën publike duke vendosurshezlongë në mënyrë të paligjshme.
Një 64-vjeçar u procedua penalisht nga policiae Durrësit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar tek "Shkëmbi iKavajës", u konstatua se kishte zënë me shezlongë, një sipërfaqe tëplazhit publik, pa lejen e organeve përkatëse.
''Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që zaptojnë hapësirën publike duke vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme, proceduan penalisht shtetasin:
N. M., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar tek "Shkëmbi i Kavajës", u konstatua se kishte zënë me shezlongë, një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve përkatëse'', thuhet në njoftimin e policisë.
64-vjeçari do të procedohet për veprën penale "Pushtimi i tokës".