Aksident i rëndë në Urën Vajgurore, 'Benzi' përplas për vdekje biçiklistin 60-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme(21 korrik), në Urën Vajgurore.

Një automjet tip Benz, ka përplasur një60-vjeçar i cili drejtone një biçikletë, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë.

''Në qytetin Urë Vajgurore një mjet tip Benz me drejtues shtetasin A.S, ka aksidentuar shtetsin A.H, 60 vjeç, i cili drejtonte një biçikletë. Shtetasi A.H si pasojë e aksidentit ndërroi jetë'', thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të shkaqeve të aksidentit.

(Foto ilustruese)