Raporti i VOA-s, Meta: E patolerueshme censura mbi mjetet e informimit publik gjatë pandemisë

Presidenti Ilir Meta thotë se është thellësisht i shqetësuarnga konkluzionet e bëra sot publike nga "Zëri i Amerikës" sipas tëcilave "e drejta për informim nga administrata publike u vështirësua ngapandemia dhe se gjatë muajve të fundit gazetarët janë përballur në mënyrë tëpërsëritur me refuzim të institucioneve për të dhënë informacione me rëndësipër qytetarët".

Sipas Kreut të Shtetit, pohimi i ekspertëve të medias në VOAse "kjo periudhë e jashtëzakonshme në Shqipëri është shoqëruar me njëcensurë të fortë informacioni", është tepër erëndë dhe kërkon urgjentisht reflektim serioz dhe të përgjegjshëm.

Presidenti thekson se gjendja e fatkeqësisë natyrore nukmund të kufizojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut siç është edhedrejta e lirisë së informimit.

Meta: Është e patolerueshme çdo mënyrë e drejtpërdrejt apo indirekte për të vendosur censurë paraprake mbi mjetet e informimit publik apo kufizuar lirinë e shprehjes.

Në këtë kuadër, Meta përshëndet dhe e vlerëson edheqëndrimin e bërë sot publik nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku ndër tëtjera theksohej se “veprimet e qeverive kundër epidemisë së COVID-19, nuk duhettë përdorin sëmundjen si pretekst për shtypjen e personave ose ideve”.

Institucionet publike e vështirësuan akoma më shumë gjatëpandemisë dhënien e informacioneve për gazetarët.

Në materialin e përgatitur për Zërin e Amerikës nga gazetarii “Faktoje”, Marjo Brakaj, thuhet se kulmin e shqetësimit të qytetarëve ngakoronavirusi dhe kërkesave të gazetarëve për të dhëna zyrtare, Ministria eShëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, apo institucione të tjera, shpeshrefuzojnë të japin infomacionin e kërkuar, ose e ofrojnë atë të cunguar.